• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata e reshjeve/ Alibeaj kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

by Java News
22/11/2022 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura në vend kanë shkaktuar përmbytje të shumta, ku zonat më të goditura ishin ato veriore. Por gjithashtu probleme të mëdha u raportuan edhe në Durrës.

Në një komunikim për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga disa deputetë të PD.

Në një komunikim për mediat Enkelejd Alibeaj u shpreh:“Do të doja t’ju bëja me dije se një pjese e kolegëve tanë, deputetë të PD përfaqësues në tre qarqe të goditura kanë inicuar një kërkesë ku kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në këto tre qarqe Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar ara, të mbjella, pasuri të qytetarëve. Dhe më tragjike situatën e bën dëmtimi i shëndetit siç ishte dhe rasti i humbjes së jetëve babë e bir në Malësi të madhe.”.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se nuk kërkojnë as më shumë dhe as më pak diçka që është ligjore dhe kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër. Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sic ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Konkretisht, neni 174 i Kushtetutës përcakton se “Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”. Kushtetuta nuk përmban ndonjë përkufizim për situatën e fatkeqësisë natyrore, por ai jepet në nenin 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Kjo dispozitë përcakton se fatkeqësitë natyrore janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet artitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe det etj.

Më tej, ligji përcakton përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave. Në nenin 18, gërma “ç” përcaktohet se Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. I njëjti parashikim gjendet edhe në nenin 39 të këtij ligji. Ndërsa, neni 40 përcakton kategoritë e emergjencave sipas shtrirjes së tyre, përkatësisht në: (i) emergjenca vendore, kur shtrihet brenda një bashkie; (ii) emergjenca rajonale, kur shtrihet në bashki apo qarqe të ndryshme; dhe (iii) emergjenca kombëtare, kur shtrihet në të gjithë territorin. Neni 42 përmban në mënyrë të detajuar masat që merren nga institucionet publike, strukturat operacionale të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kemi të bëjmë me një situatë të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat hyjnë në fushëveprimin e konceptit të fatkeqësisë natyrore, sipas përkufizimit të nenit 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Në këtë kuptim, Këshilli i Ministrave, në përputhje me detyrimet e saj që rrjedhin nga neni 174 i Kushtetutës dhe nenet 18, 39 të ligjit nr. 45/2019, duhet të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për shkak se përmbytjet dhe vërshimet e ujit janë të përhapura në bashki të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Këshilli i Ministrave, në përputhje me nenin 40, duhet të shpallë gjendjen e emergjencës rajonale, si dhe të përcaktojë masat e nevojshme për institucionet, strukturat, subjektet private dhe qytetarët, në përputhje me nenin 42 të ligjit nr. 45/2019.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim përballimin në mënyrë sa më efikase të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit, jetës, pronave dhe pasurive të qytetarëve, në mbështetje të nenit 174 të Kushtetutës, nenit 39 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile, dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të zonave të përmbytura, kërkojmë shpalljen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si dhe marrjen e masave të nevojshme.

Next Post
Hetimi i ’25 prillit’/ Salianji kërkon prezencën e mediave: Më duket vetja si në byronë e Partisë Komuniste

Hakerat iranianë, Salianji: Drejtuesi i SHISH tha s’ka rrjedhje, ndërkohë dolën të gjitha e-mailet e drejtorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

DETAJET/ U rrëmbye, u vra me tortura dhe u hodh në liqen, SPAK çon për gjykim dosjen e 4 të akuzuarve për eliminimin e Renis Dobrës!

October 7, 2026
A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

A mund të luajë Mançester City në Champions edhe nëse skualifikohet nga Premier League? Dilema e futbollit anglez

October 7, 2026
Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

Sulmet e 7 Tetorit/ Balla në ceremoninë e Ambasadës së Izraelit: Kujtesa është detyrim, të mos i harrojmë viktimat! Humanizmi më i fortë se urrejtja

October 7, 2026
VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

VIDEO/ Zjarr në fshatin Armen të Selenicës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

October 7, 2026
Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

Disa orë pas votimit, Justina Shiroka-Pula mer zyrtarisht detyrën e Presidentes! Dorëzohet stafeta nga Haxhiu

October 7, 2026
Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë

October 7, 2026
Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

Ndodh çudia, QR-kodi të çonte në pornografi! Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com