• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Situata e nxehtë politike reflektohet në ekonomi, biznesi pezullon investimet

by A R
27/03/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marinela Jazoj është fytyra zyrtare e investitorëve te huaj. Ajo thotë se kjo nuk është koha më e mirë për të investuar në Shqipëri dhe arsyet nuk lidhen me të dhënat e ekonomisë.

“Biznesi në këtë kohë është në pritje. Domethënë se nuk është në një fazë ekspansioni, në mënyrë që të jetë i sigurtë se si do të vijojë situata politike dhe ekonomike në vendin tonë. Do të thotë se nga shtatori e tutje biznesi do të jetë më i gjallëruar për vendimet që do të marrë”, deklaron Jazoj për TCH.

Pasiguria që buron nga kriza politike konfirmohet edhe nga nuhatësit më të mëdhenj të riskut në ekonomi, bankat.

“Në këto kushte, investitorët mbajnë në vend projektet që mund të kenë dhe bankat kërkojnë që këtë risk potencial ta shndërrojnë dhe ta konsiderojnë në të gjitha politikat, deri në ditën e zgjedhjeve. Kështu që sa më shpejt të mbyllim procesin zgjedhor aq më mirë do të jetë për ekonominë, financat e vendit, bankat dhe biznesin”, thotë Spiro Brumbulli.

Pas disa vitesh të vështirë ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi. Rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit rresht në 2016-n duke arritur në 3.4 për qind. Por kriza politike e krijuar dhe sidomos rreziku i deshtimit të zgjedhjeve mund të vërë në pikëpyetje rimëkëmbjen.

“Vështirësia që vjen nga kriza politike nuk e lejon vendin të rritet pasi të gjitha teoritë e zhvillimit kërkojnë një funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor, të administratës publike dhe një përkushtim më të madh për reformat”, thotë eksperti Arben Malaj.

Por, më shumë se pasojat afatshkurtra, ekspertët i druhen dëmeve afatgjata që kriza politike mund t’i sjellë Shqipërisë.

“Në përplasje të tilla politike ne rrezikohemi nga një risk potencial i lartë, që ndryshe nga vendet e tjera të përfshira nga krizat etnike apo fetare, ndikohet nga populizmi. Dhe ky mbetet risku më i madh, me pasoja më të mëdha sepse e shtrin afatin edhe pas zgjedhjeve”, shton Malaj./a.m.

Next Post
Boçi: Rama e ktheu arsimin në “tryezë çakenjsh”, ndan copa me aleatët

PD nis sulmet ndaj Fleckenstein, Boçi: Sa euro kushton një votë në landin e tij...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In