Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dorëhiqet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se duhet reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij, pas dështimit të takimit të djeshëm në Bruksel, ndërmjet kreut të qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij.
Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, shkruan Haradinaj në Facebook./m.j