• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Situata e Dëborës/ Në Lezhë bllokohen 15 fshatra, probleme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë

by Java News
25/02/2018 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pasojë e intensitetit të reshjeve të dëborës në Qarkun e Elbasanit, policia e Elbasanit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas -Qaf Thanë të përdorin zinxhirët.

Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

E ndërsa mësohet se të paktën 5 automjete kanë mbetur të bllokuar prej 3 orësh në Dibër si shkak i rënies së reshjeve të mëdha të dëborës.

Kështu të bllokuar kanë mbetur 15 persona dhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile.

 

Emergjenca nga bora/ Situata sipas qarqeve, ja zonat më problematike

 

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situaten e shkaktuar nga moti i keq qe po ben se fundi ne vend dhe ka shkaktuar problemet e para ne disa zona per shkak te reshjeve te dendura te bores.

Njoftimi i plote

Në vijim të informimin për situatën në vend, Ministria e Mbrojtjes ju bën me dije se në bazë të informacioneve të marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat:

1)      Qarku Shkodër. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, për pastrimin e borës në rrugë dhe për hedhjen e kripës, megjithëse dëbora nuk ka krijuar shtresë.

2)      Qarku Kukës. Reshjet e borës janë me intesitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, të cilat po punojnë për pastrimin e dëborës në rrugë dhe për hedhjen e kripës. Trashësia e borës: Tuneli  i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

3)      Qarku Dibër. Reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.

4)      Qarku Lezhë. Reshjet e borës janë të dobta dhe trashësa e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë,  si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.

5)      Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.

Për menaxhimin e kësaj situate MM/SHPFA, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdushëm të situatës.

Forcat e Armatosura për situatat të emergjences civile të shkaktuara nga reshjet e  borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtime të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve me problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëhershme banorëve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën. (Panorama)

Next Post
Biznesmeni i ekzekutuar me silenciator në Bllok, dalin konflikti të reja

Biznesmeni i ekzekutuar me silenciator në Bllok, dalin konflikti të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në anijen luksoze! Mbi 100 pasagjerë infektohen nga norovirusi, nis izolimi dhe dezinfektimi i menjëhershëm

Alarm në anijen luksoze! Mbi 100 pasagjerë infektohen nga norovirusi, nis izolimi dhe dezinfektimi i menjëhershëm

July 3, 2026
Dosjet Epstein/ Departamenti i Drejtësisë refuzon publikimin e materialeve të tjera, kërkon shtyrje 60-ditore

Dosjet Epstein/ Departamenti i Drejtësisë refuzon publikimin e materialeve të tjera, kërkon shtyrje 60-ditore

July 3, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Von der Leyen nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë në rrugën drejt BE-së

July 3, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Utopia e pajtimit

July 3, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

July 3, 2026
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt kontrolleve të përbashkëta në Qafë Thanë-Qafasan, synohet ulja e pritjeve në kufi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt kontrolleve të përbashkëta në Qafë Thanë-Qafasan, synohet ulja e pritjeve në kufi

July 3, 2026
Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

July 3, 2026
Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

Mashtroi qindra qytetarë me 50 mln euro, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

July 3, 2026
Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

Zyrtare/ Nagelsmann jep dorëheqjen pas eliminimit të Gjermanisë

July 3, 2026
“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

“Përdoret flamuri kuq e zi si peshqir”, Balla ndan pamjet nga protesta e djeshme para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In