Situata e Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: U regjistruan 52 infektime të reja dhe asnjë humbje jete!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme, nga 1,059 testime, 52 kanë rezultuar të  infektuar me Covid-19, ndërsa për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,059 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Ministria informon për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,059 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 qytetarë, në këto bashki:
20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.
Janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Prill 2022)

Raste të reja ditore           52
Të shëruar në 24 orë        28
Të shtruar në spitale         5

Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,059

Testime totale               1,806,414
Raste pozitive                  275,107
Raste të shëruara            271,213
Raste Aktive                         398
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            246
Vlorë               45
Fier                 39
Elbasan           12
Korçë              11
Durrës              11
Shkodër          10
Gjirokastër       7
Berat                 6
Kukës               5
Lezhë               3

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com