Ish-presidenti Bamir Topi parishikon se situata në Partinë Demokratike do të vijojë të degradojë.
I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, Topi theksoi se rikthimi i Berishës është një rikthim për halle personale, në një kohë kur politika shqiptare e ka domosdoshmëri rotacionin e elitave.
“Sipas meje si një mjek njeriu duhet ta thotë diagnozën ashtu siç e shikon. Pasi nëse nuk e thotë ashtu siç është nuk ndihmon as veten e tij as pacientin.
Diagnoza në rastin e PD-së është një diagnozë e disfavorshme. Ka një sigël që po e kalon betejën në disa standard të paimagjinueshme. Një parti që solli pluralizmin dhe e aderoi Shqipërinë në të gjitha organizmat ndërkombëtare, kjo histori është e lexueshme por nuk po merret më në konsideratë, pasi ë gjithë po luajnë për interesante tyre. Rikthimi i Berishës është një rikthim, sikurse e njoh unë Berishën, Berisha nuk fantazon në rrugëtimin e tij. Berisha është njeri konkretë, nuk është irracional, është racional, çdo vendimarrje e tij është e mirëmenduar.
Shqipëria e ka domosdoshmëri të ketë një rotacion të elitave, një riciklim të elitave dhe këtu kemi një rikthim që bëhet vetëm për halle personale. Kjo më bën të mendojë se situata atje do vazhdojë të degjenerojë. E krahasova me klinikën e një sëmundje dhe sëmundja bëhet e pariparueshme kur sëmundja shkon në qelizë, dhe unë mendoj se shkon në qelizë”, tha Topi.
g.kosovari