• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata alarmante e zjarreve, 23 bashki pa shërbim zjarrfikës, 70% e mjeteve të vjetëruara

by Java News
03/08/2017 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dy vite pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale e cila shërbimin zjarrfikës ia kaloj në varësi pushtetit lokal, situata paraqitet në kufijtë e skandalit. Një investigim i Report Tv ka zbuluar se nga 61 bashki në vend, shërbim zjarrfikës ofrojnë vetëm 38 prej tyre, ndërsa në 23 bashki shërbimi zjarrfikës nuk ekziston. Kjo situatë ka sjellë edhe pasojat katastrofike nga zjarret në disa zona të vendit, ku flakët po bëjnë masakër ndaj pyjeve, ndërsa rrezikojnë edhe banesa.

Kreu i Zjarrfikësve, Kristuli: S’kemi mjete ajrore
Kreu i shërbimit zjarrfikës Alfred Kristuli sqaroi se aktualisht në Shqipëri flota e mjeteve që shërbejnë për ruajtien e zjarrit është e amortizuar në masën 70% dhe ato janë të vit prodhimeve 1960-1970-1980.

Po sipas Kristulit në inventarin e drejtorisë së shërbimit zjarrfikës nuk ezkiston asnjë mjet ajërorë për shuarjen e zjarrit qoftë helikopter, avion.
Pa stacion të shërbimit zjarrfikës janë edhe një pjesë e madhe e zonave bregdetare si Velipoja, Golemi, Divjaka, Dhërmiu, Zvërneci, Jala, Spilleja, të cilat sipas Kristulit mbulohen me këtë shërbim nga bashkia e qarkut.

Një tjetër mangësi e shërbimit zjarrfikës është edhe autoshkalla e cila disponohet vetëm në 10 qytete por një pjesë e madhe e zonave urbane dhe pse zjarret mund të bien në katet e larta, ky shërbim nuk ofrohet.

Një situatë të tillë për Rreport Tv e konfirmoi dhe Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i cili bëri apel për më shumë investime.

Reforma Territoriale: Kryebashkiakët përgjegjës
Me ligjin 15/2015 shërbimi zjarrfikës i kalon për kompetencë dhe varësi bashkive dhe në nenin 9-të të tij saksionohet përgjegjësia e çdo kryebashkiaku si më poshtë:

Kryetari i bashkisë ka këto përgjegjësi: a) merr masa për ngritjen dhe kompletimin me mjete e pajisje të stacioneve për fikjen e zjarreve dhe shpëtimin, të shërbimit të MZSH-së në territorin e bashkisë, sipas standardeve enormave në fuqi; b) planifikon fondet e shërbimit të MZSH-së, nga buxheti i bashkisë, për çdo vit; c) siguron gatishmërinë e përhershme të stacioneve të shërbimit zjarrfikës me automjete, pajisje speciale, personel zjarrfikës dhe i vë ato në dispozicion për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin jetës, pronës, në çdo rast aksidenti, incidenti apo fatkeqësie dhe emergjencash të ndryshme në territorin e bashkisë. /shqiptarja.com/ma.me

Next Post
Kandidati i PD: Rama shkeli marrëveshjen për banerat, të ndërhyjë KQZ

Reforma administrative, ja kush është grupi i punës në PS që po harton strategjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In