• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata aktuale, dhuratë për Rusinë”/ Borrell: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe MV gjatë presidencës franceze

by Java News
16/05/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell Fontelles ka ftuar në Bruksel ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune. Qëllimi kryesor ka qenë marrja në konsideratë e shqetësimeve që kanë shtetet e Ballkanit Perëndimor si rrjedhim i  kërcënimit që përbën për rajonin agresionit rus në Ukrainë, si dhe përçimi i një mesazhi të qartë për procesin e integrimit europian. Gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp, Borrell ka qenë mëse i qartë për mesazhin që 26 ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian përçojnë lidhur me nevojën për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë menjëherë. Ky është gjithashtu dhe një angazhim im personal si përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe zëvendëspresident i Komisionit Europian. Shpresoj, që kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze. Është më shumë se një shpresë dhe se një urim. Ne të gjithë e shohim, se kjo vonesë është e papranueshme.

Nuk mund t’ju kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që përmbushin të gjitha kriteret, të rrinë ulur, lidhur me njëri tjetrin, pa iu dhënë atyre një perspektivë të qartë. Nëse negociatat me të dyja vendet nuk hapen gjatë presidencës franceze, me duhet t’a pranoj se do të jemi në një krizë të thellë me vendet e Ballkanit Perëndimor” ka deklaruar Borrell.

Sipas tij, kjo situatë po dëmton të dyja palët dhe është një dhuratë për Rusinë.

“Kjo situatë jo vetëm që i dëmton të dy vendet, por po na dëmton dhe ne. Po na kushton shumë në termat e besueshmërisë dhe perspektivës politike. Kjo është dhuratë për Serbinë. Josep Borrell  ka nënvizuar gjithashtu, se Komisioni Europian ka prezantuar disa herë rekomandimin mbi bazë të cilin janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe është koha që kjo të bëhet realitet.

Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, Borrell ka rikujtuar nevojën për respektimin e plotë dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur. “Duhet një angazhim konstruktiv dhe progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët janë dakord me këtë. Por kur ata ulen së bashku, është e vështirë të avancohet. Duhet të krijojmë besim. Është thelbësore për  ndërtimin e një klimë pozitive dhe konstruktive në dialog dhe për të evituar akte të njëanshme. Shpresoj që të mbajmë një raund në nivelin e lartë me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës para sezonit të verës” është shprehur Borrell.

Ndërkohë, sipas shefit të diplomacisë europiane, të gjitha përpjekjet për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës Hercegovinës nuk përputhen me perspektivën europiane dhe janë të papranueshme. Ai ka përçuar gjithashtu një tjetër mesazh të ministrave të jashtëm të BE-së, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të veprojnë më strategjikisht kur vjen fjala për reformat dhe çështje bilaterale./m.j

Next Post
Zbardhen negociatat mes Erdogan dhe Putin, a ka shanse ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Perendimit?

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës e Suedisë në NATO: Nuk u themi “po” atyre që na vendosin sanksione. Strehojnë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In