• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sistemi që kishim para 2008 ishte më i miri”, Ristani ‘godet’ Berishën: Mund të ishim në pushtet!

by A R
17/02/2025 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi zgjedhor që është aplikuar në Shqipëri para marrëveshjes së vitit 2008 midis Sali Berishës dhe Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, sipas ish-kreut të KQZ, Arben Ristani, është më ideali për vendin tonë.

Ai deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se me një sistem të tillë zgjedhor, PD mund të fitonte përballë Edi Ramës.

“Personalisht do kisha preferuar sistemin që kemi patur, sistemin mazhoritar të përzierë me proporcionalin. Pra sistemi që ne kishim para vitit 2008 është sistemi më i mirë që i duhet këtij vendi. Por megjithatë jemi këtu ku jemi dhe jemi të detyruar të lëvizim brenda rregullave të lojës që janë vendosur”, u shpreh Ristani në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të PD, demokratët mund të kishin ardhur në pushtet në vitin 2021, në rast se mazhoranca aktuale nuk do të kishte ndryshuar Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme duke ndalur koalicionet parazgjedhore.

“PD ka patur një kalvar të gjatë që ka kaluar në këtë lloj situate që është krijuar në vend. Para zgjedhjeve të 2021 u hoqën edhe koalicionet nga Kodi Zgjedhor, e cila dëmtoi shumë performancën e opozitës në krahasim me pushtetin. Sikur të mos ishte bërë ajo lëvizje, PD edhe në 2021 mund të ishte në pushtet. Vetëm me atë lëvizje, LSI në atë kohë humbi 6 mandate. Ata e ndryshuan Kodin Zgjedhor me fuqinë e kartonit, në mënyrë të njëanshme dhe duke dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, i hoqën koalicionet dhe vetëm ajo ua solli fitoren. LSI ka marrë rreth 100 mijë vota dhe ka marrë vetëm 4 mandate”, tha Ristani në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Next Post
Seuli nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kineze: Dyshojmë se mbledh të dhënat

Seuli nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kineze: Dyshojmë se mbledh të dhënat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com