• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sistemet zgjedhore në SHBA s’kanë fshirë, humbur apo ndryshuar votat, por Trump…

by Java News
13/11/2020 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët amerikanë të sigurisë së sistemit zgjedhor nuk kanë të dhëna që fletë-votime të jenë zhdukur, ose të kenë humbur në sistem, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit, u shprehën të enjten dy grupe të sigurisë, përmes një deklarate të lëshuar nga agjencia amerikane për sigurinë kibernetike.

“Nuk ka të dhëna që ndonjë prej sistemeve zgjedhore të ketë fshirë, të ketë humbur vota, t’i ketë ndryshuar ato, apo që vetë sistemi të jetë kompromentuar”, u shprehën dy grupet për zgjedhjet e 3 nëntorit, që nxorrën si fitues kandidatin demokrat Joe Biden.

Presidenti republikan Donald Trump vazhdimisht ka ngritur pretendime të pambështetura në fakte për manipulime në zgjedhje dhe nuk po e pranon humbjen.

Dy grupet në fjalë, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Koordinues Qeveritar (GCC) dhe Këshilli Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore (SCC) thonë se zgjedhjet ishin më të sigurtat në histori.

“Ndërsa e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësira për të përhapur informacion të gabuar rreth procesit të zgjedhjeve tona, ne ju sigurojmë se kemi besimin më të lartë në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe ju duhet të keni të njejtin besim”, thonë dy grupet në një deklaratë të lëshuar nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA).

Kjo agjenci (CISA) e drejtuar nga eksperti i kibernetikës Christopher Krebs, administron një faqe interneti që përgënjeshtron disinformatat rreth zgjedhjeve.

Dy grupet e sigurisë thonë se gjithë shtetet me rezultate të ngushta kanë gjithë fletë-votimet në letër, të cilat mund të numërohen me dorë në se lind nevoja./VOA

g.kosovari

Next Post
Shkatërrohet danda e grabitësve në Elbasan/ Autorët e vjedhjes së 50 mln lekëve bien në gjurmët e policisë nga kamerat e sigurisë

Shkatërrohet danda e grabitësve në Elbasan/ Autorët e vjedhjes së 50 mln lekëve bien në gjurmët e policisë nga kamerat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Gjendet pas një muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajit, vëllai: Dua të ketë një varr!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In