Siriani që u vra javën e kaluar nga policia franceze nën dyshimin e një akti terrorist, është një ndër personat e dyshuar për dhunë natën e Vitit të Ri në qytetin e Këlnit, Gjermani.
Një mbështetës i ISIS, Walid Salihi, rreth 20 vjeç është arrestuar në vitin 2015 në Këln për abuzim seksual me femra në një klub nate. Salihi thuhet se prekte femrat në pjesët intime pa dëshirën e tyre, citon policia gjermane.
Një mik i Salihi u arrestua natën e ndërrimit të viteve në vitin 2015 në Këln ku pati një sulm masiv ndaj femrave që kishin dalë për të festuar. Kjo ka ngritur dyshime se dhe Salihi ka qenë në Këln para se të udhëtonte drejt Francës ku dhe u vra para një stacioni policie në Paris. Në trupin e tij u gjet imitim eksplozivi si dhe një thikë në duar, citon “Bild”.
Ai u qëllua teksa tentoi të hynte në stacionin e policisë në Barbes, veri të Parisit. Salihi bërtiti ‘Allahu Akbar” dhe kërcënoi policët me një thikë në duar. Në trup kishte mbërthyer një jelek të rremë eksplozivi si dhe një letër ku shkruante se mbështeste ISIS.
Autoritetet gjermane konfirmuan se Salihi jetonte në një kamp azili në Recklinghausen, në veri të Këln. Policia gjermane zbuloi se ai kishte përdorur 7 identitete.
“Nuk e dimë qartë se cili ishte ai në të vërtetë”, tha policia.