Luftëtarët rebelë sirianë kanë nisur një sulm në rrethet qeveritare të Alepos.
Operacioni rebel filloi në orët e hershme të mëngjesit në disa fronte, ku qindra predha u hodhën në zonën perëndimore, shkruan BBC.
Mediat shtetërore kanë thënë se tetë persona janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga breshëri, transmeton KosovaPress.
Sulmi konsiderohet një përpjekje e dështuar e rebelëve.
Ndërsa, nga luftimet që shpërthyen nga viti 2012, kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Alepos që konsiderohet si një ndër qendrat më të mëdha industriale në vend./a.m.