Të paktën 39 persona, mes të cilëve edhe 12 fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim, i cili shembi një ndërtesë, në provincën e Idlibit në Siri.
Ndërtesa në qytetin Sarmada thuhet se përmbante municione që i përkasin një tregtari armësh.
Dhjetëra njerëz mendohet se kanë mbetur ende mes rrënojave. Idlib është zona e fundit që mbahet ende nga rebelët dhe besohet të jetë objektivi i radhës i forcave siriane.
Në muajt e fundit, qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka bërë përparime të mëdha në ofensivën e saj kundër rebelëve në Siri. TCh