• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sir Richard Branson: BE e ka bërë Britaninë më të fortë ekonomikisht

by Aalison Pearse Stevens
21/06/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sir Richard Charles Nicholas Branson është një biznesmen, investues dhe filantrop anglez. Ai njihet më së shumti si themelues i Virgin Group, i cili ka më tepër se 400 kompani.

Branson është një nga zërat e fuqishëm kundër daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe qëndrimin e tij e ka shprehur në një letër drejtuar lexuesve përmes Huffington Post, përkthyer edhe në edicionet në gjuhë të tjera të gazetës online.

“Edhe pse prej kohësh tashmë jetoj në Ishujt Virgin Britanikë, kurrë nuk kam pushuari së menduari plot pasion për Mbretërinë e Bashkuar dhe njerëzit e saj”, shkruan Branson. “Si sipërmarrës, kam mësuar disa gjëra për rreziqet dhe largimi nga Bashkimi Evropian është një nga rreziqet për të cilin nuk do të doja që Britania ta ndërmerrte. As si investues, as si sipërmarrës, dhe sigurisht që aq si baba e gjysh”.

Branson shpjegon se Britania dhe populli i saj kanë përfitime të mëdha nga anëtarësia në BE, të cilin e quan tregu më i madh në botë.

“EU i ka sjellë përfitime të mëdha Britanisë, ekonomisë dhe popullit të saj. Deri në tre milionë vende pune të britanikëve janë të lidhura me anëtarësinë në tregun më të madh në botë. Është një treg me mbi 500 milionë konsumatorë, i cili ofron mundësi të pakrahasueshme për investime dhe tregti, ndërsa ofron transparencë të garantuar dhe siguri. Partnerët e BE blejnë 44% të eksporteve britanike, mbi 300 mijë biznese britanike operojnë në vendet e tjera të BE. Ndërkaq, ende nuk kam dëgjuar ndonjë arsye pse Britania e Madhe duhet të heqë dorë nga këto”.

“Si anëtar i BE, Britania është më mirë ekonomikisht. Mund të bëjë tregti pa barriera e taksa. Qytetarët britanikë mund të jetojnë, mësojnë e punojnë kudo që të duan në Bashkimin Evropian. Dhe çdo kërcënim global që përballin shtetasit britanikë, pleq e të rinj, është më mirë kur përballet kolektivisht. BE e ka bërë Evropën dhe Mbretërinë e  Bashkuar më të fortë. Nëse jeni në një mendje me mua, ju bëj thirrje të votoni për qëndrimin”.

Next Post

“Siguria Publike”, Aleatët lenë në baltë PS, PD- PDIU kundër, LSI abstenon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In