• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Sipas Meri Shehut kjo është renditja e shenjave më me fat të Horoskopit

by A R
12/09/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Rudina” ashtu si çdo muaj astrologia Meri Shehu ka treguar dhe shenjat më me fat nga të cilat e para është Peshorja. për Peshoret do të ketë lajme të mira të situatës ekonomike, rregullim marrëdhëniesh dhe situatash të paktën deri në 10 nëntor. Gjithashtu do të flasin e ndihmojnë edhe shenjat e tjera.

Në vendin e dytë Ujori:

Ujori si shenjë e ajrit, është një nga shenjat që me shumë planetë në Peshore ka marrë një energji specifike në këtë periudhë. Jupiteri vazhdon të jetë në shenjën e tyre dhe jemi në vitin e tyre, të paktën deri në fund. Çështjet që kanë të bëjnë me jashtë, me diskutime, kualifikime, dokumentacione, afrimitete ose largime do të jenë shumë evidente, të mira, pozitive. Pas datës 27 deri më datë 18 Tetor, këto gjëra do të vështirësohen, ndaj duhet t’i marrin më me qetësi. Jeta erotike do të jetë shumë e mirë, martohen, fejohen, Afërdita në Zenith të shenjës së tyre iu jep luksin për një karrierë dhe marrëdhënie.

3-Virgjëresha:

Hëna e re në Virgjëreshë e mbyll ciklin e saj në datën 20 me Hënën e plotë në Peshk. Kjo do të mbyllë diskutimin për një bashkëpunim, martesë ose kontratë. Në çështjet ekonomike pas datës 27 Shtator, nuk duhet të ndërhyni më shumë se ç’duhet, të investoni dhe shpenzoni më shumë se sa duhet. Kjo duhet zbatuar edhe në çështjet personale, pasi çdo investim mund të jetë i ngatërruar ose i keqkuptuar. Situata do të vazhdoje deri më 18 Tetor.

4-Shigjetari

Shigjetari është shumë mirë në karrierë dhe dëshiron të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën personale. Këtë do ta përfundojë në datën 20 Shtator, me Hënën e plotë në shenjën e Peshqve. Do të vendosin nëse do të krijojnë më shumë avantazhe për veten dhe karrierën ose do të rikthehen në një ritual shuam familjar. Është një vektor me dy kahe, karrierë ose familje. Do të bien shumë në sy, kanë momentin për reklamë dhe sukses.

5-Binjakët

Binjakët do të kenë komunikime, rrugëtime, erotizma të mira në rrugën e tyre, madje edhe sherre të mira, konstruktive sepse do të debatojnë për t’u sqaruar derisa të arrijnë në një marrëdhënie të rëndësishme. Binjakët që duan të lidhen, të krijojnë një marrëdhënie ose të hyjnë në një rrugëtim më të celebruar të jetës personale, ky është një moment shumë i mirë dhe do ta arrijnë. Ata që duan ta shohin dhe njëherë, të rikthehen te e kaluara, të japin shanse të dyta, kjo do të vazhdojë deri pas datës 27 deri më 18 Tetor. Një çështje karriere do të eklipsohet nga Hëna e plotë në Peshk.

6-Akrepi

Akrepi nga një situatë e fshehtë dhe e rënduar, nga data 10 Shtator hyn Afërdita në shenjën e tyre dhe kjo do ta ëmbëlsojë rrugëtimin, kështu që do të jenë më të bukur, të pranueshëm, flirtues, argëtues. Do të përfshihen në modë, do të jenë në qejf dhe më pasionantë. Prapaskena do të vazhdojë shumë të funksionojë, armiq, plane të fshehta, goditje pas shpine do të ndodhin gjatë gjithë periudhës deri më 10 Nëntor. Afërdita në shenjën e tyre dhe Hëna e plotë në Peshk premtojnë një natë romantike.

7-Dashi

Dashi ka hyrë në një ritëm pune të rëndësishëm, pasi Shtatori është gjithnjë punë për ta. Do të duan të bëjnë një bashkëpunim që do të mund ta bëjnë deri më datë 27. Pas kësaj date deri më 18 Tetor bashkëpunimet do të ishin jo korrekte, të vështira, do të kishin ngatërresa. Edhe martesat, fejesat apo celebrimet, duhen bërë deri në këtë datë. Nga data 27 deri në 18 Tetor duhet ta rishikojnë mirë situatën e tyre. Psikologjikisht, janë të rënduar dhe kanë nevojë për pushim, kryesisht rreth datës 20.

8-Demi

Demi ka Uranin në shenjën e tij dhe diçka i ngacmon nga zona e rehatisë edhe për 3 vjet të tjera. Bashkë me ta, edhe ne që kemi hyrë në këtë kaos epidemie sepse ndikon shumë Urani në Dem, madje prej tij ka ndodhur edhe Lufta e Parë Botërore. Urani që qëndron 7 vjet në një shenjë mund të bëjë ndryshime të tilla ose sjell kriza ekonomike. Urani në Dem ka të bëjë edhe me ushqimin. Kanë një Hënë të plotë në shenjën e Peshqve më 20 Shtator. Kjo është një Hënë e plotë e bukur për ata që do të duan të udhëtojnë, të shkojnë jashtë, të studiojnë ose të rregullojnë disa dokumentacione. Avantazhet kanë nisur tani dhe mbarojnë në datën 20. Hëna e plotë do t’i japë vulën.

9-Gaforrja

Gaforrja do të merret ende me çështjet e shtëpisë dhe që të mbarojnë këtë cikël do të jenë pak të ngatërruara dhe nuk do të shpejtojnë sa duhet. Do të hyjë dhe Marsi në këto ambiente të tyre që dikush do t’iu dalë kundërshtar, kështu që do të ndodhë një tendencë luftarake. Kjo do t’i bëjë paksa nervozë, por do të jetë shenja që do të ketë më shumë fat në dashuri. Nëse do të bëjnë diçka në jetën e tyre personale, do ta bëjnë shumë thellë dhe Afërdita në Akrep do t’iu japë këtë tendencë të madhe.

10-Bricjapi

Bricjapi në çështjet e karrierës do marrë avantazh e ekuilibër sepse është Afërdita deri në datën 10 në Peshore dhe iu jep një lajm të mirë, por në datënt 15 hyn Marsi dhe do të kenë një periudhë shumë antagoniste. Do të luftohen, nuk do të jenë të qetë të marrin vendime dhe mbi të gjitha, periudha do të jetë paksa më e stresuar dhe më luftarake që ata të pozicionohen. Do të pozicionohen në një post, detyrë ose do të reklamohet pozicioni i tyre por do të ndodhë me shumë sforcim, antagonizëm, vështirësi. Do të arrijnë deri diku, por nuk do të jenë të kënaqur dhe të ekuilibruar. Do të kenë çështje sociale, bashkëpunime, dalje, flirtime, jeta personale do të jetë shumë më e mirë pas datës 10 sepse Afërdita hyn në Akrep. Shtatori do të jetë një muaj pasionant, me ndjenja të mëdha, xhelozi të mëdha, forcë zotëruese në marrëdhënie.

11-Luani

Luani, si shenjë e zjarrit dhe tashmë Dielli e Hëna e re ndodhen në Virgjëreshë. Nuk do të merren me çështje personale, por ekonomike, me investime, me situata që ata duan të bëjnë veprime të shpejta ose të hapin një rrugë të re sepse duan të ripërtërijnë marrjen ose fitimin monetar. Në datën 20 do të shikojnë se çfarë janë gati, çfarë kanë riskuar dhe çfarë kanë marrë nga premtimet e të tjerëve, do të jetë një muaj pritës për ta, në varësi të çfarë të tjerët do të zbatojnë nga premtimet që iu kanë bërë, kryesisht në çështjet ekonomike, por edhe personale. Do të nisin një rrugë të re që nuk është shumë e qartë dhe varen nga të tjerët, në këto 20 ditë do të jenë në këtë pozicion derisa të marrin çfarë është dialoguar në marrëdhënie me të tjerët.

11-Peshqit

Peshqit nuk janë me energji negative, por Hëna e re ndodhet përballë tyre dhe dje kanë nisur ndryshime e marrëdhënie të reja që do të bëjnë një cikël deri në datën 20 Shtator që do të përfundojë negativisht ose pozitivisht. Ky është afati i iniciatiave që do të ndërmarrin Peshqit në këtë periudhë. Iniciativat e reja kanë të bëjnë me bashkëpunime të reja, me rinovime kontratash dhe marrëdhëniesh, përfshirë ato në çift. Gjërat që nuk rinovohen e qetësohen rreth datës 20 do të marrin një përgjigje të prerë.

Next Post
Kërkohej që më 29 gusht, 57-vjeçari gjendet i varur në pemë

Kërkohej që më 29 gusht, 57-vjeçari gjendet i varur në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com