• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sipas burimeve të mia…”. Kjo është turp, nuk është gazetari investigative

by Roland Qafoku
07/10/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Mbrëmë isha i ftuar në emisionin “Now” të koleges Erla Mëhilli në “Euro News Albania”. Si temë e emisionit ishte situata kriminale në vend dhe mënyra se si po i përgjigjet policia. Besoj, se një nga pjesët më dobishme të bisedës në studio ishte ajo për mënyrën se si media, veçanërisht gazetarët e kronikës së zezë po funksionojnë në pasqyrimin e disa ngjarjeve kriminale në vend. Theksova se nuk është fare gazetari, e jo më gazetari investigative, kur një reporter, gazetar, redaktor, kryeredaktor që artikulon në një studio televizive, me zë dhe figurë, të dhëna që nuk i vërteton. Kjo mënyrë ka sjellë një deviacion pothuajse të paimagjinueshëm të këtij zhanri të gazetarisë në Shqipëri duke e shoqëruar me një garë të ethshme mes gazetarësh se kush e kush të thotë një të dhënë më shumë. Në të shumtën e rasteve kjo e dhënë nuk shoqërohet me prova por me frazën klishe dhe demode “sipas burimeve të mia”. Unë nuk di, as nuk njoh, as nuk kam parë dhe as të kem dëgjuar që në një vend perëndimor ekziston ky stil gazetarie.

Ndërkohë, është fakt real që në median shqiptare ka gazetarë dhe gazetare të kronikës së zezë që do ti cilësoja jo vetëm profesionistë por edhe heronj të cilët kanë rrezikuar vërtetë jetën për të informuar publikun. Media shqiptare i ka shembujt e mirë dhe pozitiv të kronikës së zezë. Po jap vetëm disa: Anila Hoxha e Top Channel, Arsen Rusta i Report TV, Flamur Vezaj, Aulona Kadillari, Elvis Myrto, Julian Kasapi, Doriana Bezat, etj. Dhe këta gazetarë, me ato që i njoh nga afër dhe i kam ndjekur kanë dy parime kur kanë arritur suksese që nuk ia ka vënë në dyshim askush: Ndershmërinë dhe profesionalizmin. Dhe nëse i quaj heronj, janë të tillë sepse në këtë gazetarinë tonë me shumë deformime, ai apo ajo që u kanë rezistuar këtyre dy cilësive janë heronj. Nuk e teproj ta them këtë sepse matjen në kësi rastesh e bëj me bilancin se sa përgënjeshtrime kanë marrë ata në karrierë për lajmet që kanë publikuar. Por ama duhet ta them se në Shqipëri ka edhe gazetarë që për shikime dhe klikime dhe në emër të frazës “sipas burimeve të mia” këpusin mufka dhe broçkulla nëpër studio që habisnin gjithkënd. Mund ta bëjnë këtë edhe për arsye të tjera, por unë nuk kam prova dhe nuk dua që edhe unë me këtë shkrim të aplikoj të njëjtin stil. Edhe më e rëndë bëhet situata kur moderatorët që i dëgjojnë këto broçkulla nëpër studio nuk vijojnë ta pyesin gazetarin për të vërtetuar atë që deklaroi live, por eksitohen sepse e njoftojnë nga regjia se pikërisht në këtë moment i është rritur audienca nga broçkullat që investiguesët e vetëshpallur thanë në studio. Këtu ka edhe ndonjë moderator akoma më mediokër që pasi mësoi se homologut iu rrit audienca i kërkon të njëjtin gazetar investigativ ta ftojë të nesërmen në studio për të njëjtën arsye, për të njëjtën temë, rrjedhimisht për të njëjtët broçkulla. Është gati t’i thotë: Ti fol çfarë të duash, s’ka problem se për çfarë. Ky është kulmi i kulmeve. Dhe fatkeqësia është se kjo panoramë tashmë është kthyer në fenomen.

E vlerësoj jo pak Fabian Zhillën për një nismë që ka marrë së fundmi lidhur me emisionet që sipas tij nuk janë të përshtatshme për brezin e ri, veçanërisht për adoleshentët. Por krahas kësaj nisme besoj duhet të merret edhe një nismë tjetër që të futet në hullet e profesionalizmit gazetaria e kronikës së zëzë. E theksoj, e kronikës së zezë, se gazetaria investigative është disa vjet dritë larg këtu te ne. Gazetari investigative është ajo që pasi ke publikuar fakte dhe prova, të kesh ndikuar dhe diktuar aq shumë në jetën shoqërore në vend saqë kjo të shoqërohet me pasoja të tipit shkarkime zyrtarësh, hetime e deri arrestime. Dy tre gazetarë që e aplikojnë stilin “sipas burimeve të mia”, fatkeqësisht kanë infektuar edhe gazetarët e rinj që ëndrrën e tyre në sirtar fatkeqësisht e kanë të bëhen si këta lloj investigatorësh. Kemi detyrimin moral dhe prefesional që të gjithë ne gazetarët që kemi sado pak kontribut në këtë zhanër të gazetarisë duhet t’i themi “stop” këtij stili. Por, ti themi stop edhe stilit të atyre moderatërëve që ushqejnë këtë lloj gazetarie për disa views më shumë. Ky stil mund të jetë gjithçka, por vetëm gazetari investigative nuk është kurrë.

Next Post
Lefter Koka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Lefter Koka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In