• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sinqeriteti i tepëruar i Këlliçit për rastin Veliaj

by Mero Baze
25/07/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të Edi Ramës për ta lëshuar atë. Sado që jam përpjekur ta denoncoj arrestimin e dhunshëm dhe linçimin e Erion Veliajt në qeli, ende pa akuzë, nuk kam mundur ta bëj kaq bukur sa Belindi. Kjo edhe për shkak të kujdesit që kam për anën logjike të atyre që them. Këta të PD e kanë këtë lehtësi që nuk është se vrasin mendjen shumë a ka vijë logjike mendimi i dhënë publikisht.

Sidoqoftë, deklarata nëse merret seriozisht, pra nëse e injorojmë mungesën e logjikës në ligjërimin e Belindit, është një mbështetje e fortë politike për Veliaj, madje dhe një kazus juridik për avokatët e tij, që unë nuk kam mundur t’ua ofroj deri tani. Dhe kjo i vjen nga një kundërshtar i tij, të cilin e ka mundur në mënyrë poshtëruese.

Sipas kësaj deklarate, vendimi për të arrestuar Veliaj është politik, madje dhe në “bashkëpunim” mes palëve.

Nuk di se si mund të realizohet kjo formalisht dhe cili është roli i Belindit. A është ky dëshmitar, a është ndërmjetës, apo është protagonist i kësaj historie?

Nëse është dëshmitar, të paktën të na thotë si janë zhvilluar ngjarjet, ku janë takuar, çfarë kanë biseduar dhe çfarë kanë vendosur “mes dy palëve”?

Nëse është ndërmjetës, të paktën të na tregojë me kë takohej nga pala socialiste dhe me kë nga pala e SPAK dhe PD, që të përmbyllte operacionin? Kam dëgjuar plot legjenda për të, që financohej nga ministra socialistë në protestat para bashkisë, apo që ndante votat me ta më 2021, por nuk e dija kaq të lidhur.

Nëse është protagonist, akoma më mirë: të na thotë kur paska në dorë të arrestojë përmes SPAK Veliaj, pse s’e liron Doktorin dhe Metën, meqë i paska në xhep këta prokurorët?

Se me thënë të drejtën, me aq dosje të dobëta sa kanë krijuar edhe për ata, nuk e meritojnë as masat paraprake, dhe as burgosjen në rastin e Ilir Metës.

Pra, që të mos e paragjykojmë Belindin si shumë kolegë të tij që kanë identitet mungesën e logjikës, të na shpjegojë pak më shumë në këtë drejtim, se nuk jemi kundër t’i njohim meritat edhe atij në këtë arrestim.

Nëse SPAK arreston me vendime politike, qofshin këto konsensuale apo të njëanshme, dhe Belindi qenka bashkëpunëtor në këtë histori, ai paska një problem të madh me shefin e partisë së tij, i cili thotë që SPAK komandohet vetëm nga Edi Rama.

Në fakt ka plot njerëz rrotull Berishës, përfshi dhe fundërrinat e shtypit të tij që hiqen kompetentë se kanë lidhje direkte me SPAK dhe flasin në emër të tij. Tani po del dhe Belindi që paska lidhje edhe me SPAK, edhe me PS. Madje direkt me Ramën.

Kështu i bie që SPAK-u komandohet nga Doktori dhe i bën dhe ndonjë “nder” Ramës. Atëherë paska të drejtë Ilir Meta që thotë se e ka shitur PD-ja dhe e ka futur në burg duke e shkëmbyer përsëri me Shkëlzenin.

Se në fakt, arrestim më të pacipë, pa asnjë argument për t’u futur në burg ende pa ngritur akuzën, se ai i Ilir Metës nuk ka.

Kjo deklaratë e Belindit ndriçon në këtë drejtim dhe na qartëson pse nga opozita është futur në burg Meta, se këtej nga qeveria janë futur aq shumë sa nuk e balancojmë dot.

Dhe tani jam në siklet: a ta lavdëroj këtë Belindin për këtë që ka thënë, apo të bëj sikur jam mërzitur e ta sulmoj? Realisht, ja vlen ta lavdëroj, edhe pse e di që kjo i prish punë tek Berisha. Por dhe të bëj kot sikur jam mërzitur vetëm që ta marr me sy të mirë Berisha, nuk ja vlen se kam kaq vite që bëj gjasme sikur e shaj që t’i hyj në zemër Berishës. Por ai zemërgur, prapë nuk e do.

Next Post
Gërryerjet në shtratin e Matit detyrojnë ARRSH të mbyll urën e Milotit: Rrezik serioz për sigurinë

Gërryerjet në shtratin e Matit detyrojnë ARRSH të mbyll urën e Milotit: Rrezik serioz për sigurinë

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Ne rast se bazohesh tek rrefimet e kerricit gabon Mero! Ka pribleme me logjiken dhe ne besim per ato qe thote . Eshte i pa bedueshem !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com