• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sinqerisht, shpresoja një fushatë ndryshe të PD

by Artur Ajazi
22/04/2025 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi 

Si gazetar, kam qysh nga Maji i 1996, që ndjek fushatat elektorale të dy partive të mëdha. Tranzicioni në Shqipëri ka qenë mjaft i gjatë, ashtu siç kanë qenë edhe ecejaket e pushtetit nga dy partitë e mëdha, të konturuara tashmë edhe në këtë fushatë elektorale, mes PS dhe PD.

Pas gjithë atyre peripecive dhe sikleteve që hoqi Partia Demokratike qysh nga viti 2021, kur Sali Berisha u shpall “non-grata” nga SHBA, mendoja se momenti për ta treguar vehten sërish kjo forcë politike, dhe kryetari i saj i mezizgjedhur, ishte tani. Ishte fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Mendoja se me afrimin e kësaj fushate, do të shihja një PD ndryshe, një lidership ndryshe, një program ndryshe, një betejë ndryshe, një stil ndryshe në takimet dhe tubimet e tyre elektorale.

Por isha gabuar. Sinqerisht, nuk e besoja që Berisha të premtonte shumë qysh para 6 muajsh, dhe të zhgënjente kaq shumë. Shpalli “primaret, fitoren e tyre, listën e kandidatëve të fitores, shpalli Shqiperinë Madhështore”, dhe del e merret me PS, qeverisjen e saj, Edi Ramën, deputetët e tij, dhe me asgjë tjetër.

Gjithë ditën e Zotit, PD dhe mediat e saj, merren me Erion Veliajn, rrugët e përfunduara, pallatet e ngritura në Tiranë (dhe jo pallatet e saj që lartësohen çdo ditë në Tiranë e gjetkë), merren me stilin dhe ngjyrat e veshjes së kryeministrit, premtojnë ndonjë rritje page dhe pensioni, dhe duke nisur nga Berisha, ngatarrohen me fjalët e tyre, aq sa bëhen qesharakë. Sinqerisht nuk e besoja se PD, do të prezantohej kaq keq, dhe me kaq zbrazëti politike dhe intelektuale para shqiptarëve.

Dhe kjo nis nga listat e mbyllura dhe të hapura. Sërish xhaketat e vjetra, miqtë dhe besnikët kokëulur të Berishës, e vazhdon pastaj me qokat dhe budalliqet që flasin “analistët” dhe kandidatët e tyre në studio televizive. Mendoja se, në fushatën e zgjedhjeve vendimtare për opozitën, Partia Demokratike do të prezantohej me fytyrë të re, me stradegji dhe program të ri, me logjikë dhe ide motivuese për demokratët dhe votuesit e pavendosur.

Por me prezantimin amatoresk të programit të saj, PD ka larguar dhe po largon nga llogoret e saj, edhe qëndrestarët, edhe ata që punuan dhe kontribuan 12 vjet rresht, dhe nuk morën as mirënjohje nga Berisha dhe Noka. Edhe pse jemi në javët e fundit të fushatës, mendoj se rezultati sipas të gjitha parashikimeve dhe prezantimeve fizike të opozitës, dihet.

Humbja e saj në 11 Maj, pritet të jetë katastrofike. Po aq kaotike dhe e rrëmujshme, pritet të jetë edhe situata brënda selisë blu pas humbjes. Kësaj here Berishës do ti duhen fjalime të gjata dhe skenar të mirëmenduar, tu mbushë mëndjen miqve dhe aleatëve, të mos largohen nga ajo parti.

Gjithsesi, Berisha u mësua të rrijë gjatë në opozitë, dhe mendoj se ndjehet më komod në ato karrige. Të paktën nuk do të harrojë flakadanët dhe molotovët.

Next Post
Vrasja e Egli Progës/ Arrestohet një tjetër person, akuzohet si bashkëpunëtor

Vrasja e Egli Progës/ Arrestohet një tjetër person, akuzohet si bashkëpunëtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In