• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sinjali i fuqishëm nga Italia: Si u fundosën forcat populiste

by Ylli Pata
05/10/2021 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Itali, ku vëmendjen e patën në pesë qytetet e mëdha e kryesore në vend: Roma, Milano, Torino, Napoli e Bolonja, sollën një mesazh shumë të fuqishëm politik që padyshim do të ketë rrjedhojë në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Sinjali i parë i këtyre zgjedhjeve ishte fundosja e madhe e forcave politike sovraniste e populiste si të ekstremit të djathtë ashtu edhe të grupit antipolitik që u kthye një fenomen në zgjedhjet e vitit 2018.

Ekstremistët e Lega-s së Salvinit kanë pësuar një disfatë të thellë, ndërkohë që Lëvizja 5 Yje është zhdukur nga qarkullimi në zgjedhjet e së dielës e të hënës.

Italia votoi përveç në 5 qytetet e mëdha, edhe për kreun e rajonit të Kalabrisë dhe kryetarët e këshillat në një numër qytetesh dytësore.

Nga këto zgjedhje, fitues i vërtetë ka dalë qendra e majtë e përfaqësuar nga Partia Demokratike, por edhe forca e grupime të moderuar centriste si Azione  e Carlo Calenda-s apo Italia Viva e ish-kryeministrit majtist, Matteo Renzi.

Matteo tjetër i politikës italiane; Salvini, që konsiderohej njeriu që ka në dorë fitoren politike në vend ka pësuar një disfatë katastrofike. E kjo disfatë shikohet më shumë në qytetin symbol të së djathtës italiane-Milanon, që është edhe kryeqendra industriale vendit.

Në Milano, ka fituar që në turin e parë kryebashkiaku actual, Giuseppe Sala, një ish-biznesmen që u kandidua nga Partia Demokratike e qendrës së majtë. Milano, tashmë prej tre mandatesh radhazi qeveriset nga e majta, me dy mandate të Sala-s dhe një mandate të Giuliano Pisapia, një i majtë i thekur. Tashmë mund të thuhet hapur se kryeqendra ekonomike e Italisë, nuk është më zemra e së djathtës siç ka qenë në kohën kur vendin e drejtonte Silvio Berlusconi.

Në Romë, ka humbur fort kryebashkiakja aktuale, Virginia Raggi, e zgjedhur 5 vjet më parë me 67% të votive si përfaqësuese e Lëvizjes 5 yje. Në balotazh do të garojnë Enrico Michetti i së djathtës “Fratteli D’Italia”, një formacion me lidhje të forta me nostalgjikët e Musolinit, si dhe profesori i historisë, Roberto Gualtieri, përfaqësues i PD, ish-ministër i Ekonomisë në qeverinë e koalicionit të Giuseppe Conte-s, i cili sot drejton 5 Yjet.

Në Bolonja, bastionin historik të së majtës, ka fituar në në raundin e parë me më shumë se 60%, Matteo Lepore, kandidat i qendrës së majtë.

Në Napoli është zgjedhur kryebashkiak në raundin e parë, Gaetano Manfredi, kandidat i përbashkët i PD-së dhe 5 Yjeve.

Vetëm Kalabria ka dhënë një fitore të së djathtës, por jo asaj ekstreme por qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit, që edhe pse në moshë të madhe, ka ende influencë politike në vend. Në Kalabri ka fituar si President i Rajonit, kreu i grupit parlamentar të Forza Italia-s, Roberto Oçhiuto.

Nga të gjithë komentatorët, ky sinjal që vjen nga kutitë e votimit, po konsiderohet si një mbyllje e epokës së “çmendur” të sovranistëve anti-BE dhe një konfirmim i politikës normale të logjikës që forcon Europën.

Një rezultat i tillë, ka ardhur natyrisht nga një zhvillim i fortë që u injektua nga lart, prej Angela Merkelit, e cila ndikoi fuqishëm që në krye të qeverisë italiane të vendoset Mario Dragi, një nga krerët e rëndësishëm të BE, ku ka drejtuar Bankën Qendrore Europiane. Dragi, një teknokrat e europeist i bindur, arriti të marrë nga BE 200 miliardë euro që BE i dha Italisë për kapërcimin e krizës që solli pandemia e Covid 19.

Një shumë marramendëse, e cila nuk u lejua që të përdoret nga populistët. Plus kësaj, që forcat sovraniste janë një amalgam që mbrojnë teoritë konspirative, kundërshtojnë vaksinat, masat shtrënguese për tu mbrojtur nga koronavirusi, e janë ashpërsisht kundër mbajtjes së maskave, apo pasaportës së gjelbër të vaksinimit.

E duket se italianët nuk i besuan më atyre që i rrokanisnin kokën me budallallëqe, vetëm për t’I manipuluar. Ata zgjodhën e votuan ata forca e grupe të moderuara. Asnjë grupim ekstremist si i majtë, si i djathtë nuk ka fituar. Qyetarët italianë kanë besuar që të drejtohen nga individë e parti të moderuara, që i përkasin qendrës.

Pas votimeve, kreu i partisë që ka rezultuar fituese, Partisë Demokratike, Enrico Letta, ka bërë të ditur se ai ndjek modelin gjerman të koalicionit ndërmjet socialdemokratëve të Shcolz e kristiandemokratëve të Angela Merkelit.

Një sinjal që duket se bashkohet me logjikën që tre vendet bazë të BE-së: Gjermania, Franca dhe Italia, kanë dhënë një sinjal të qeverisjes së partive proeuropeiste e centriste.

Në Gjermani para pak kohësh u zhvilluan zgjedhjet parlamentare ku forcë e parë dolën socialdemokratët, e po flitet sërish për Koalicion të Madh me CDU-në. E pikërisht kjo lëvizje në Gjermani e Itali, ka gjasa që të japë edhe mesazhin e vet përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, ku ekstremi i djathtë i Marie Le Pen është dobësuar mjaft. Dobësim që natyrisht erdhi nga humbja e Donald Trump në SHBA, nëntorin e vitit të shkuar.

Për Shqipërinë, apo edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që presin integrimin në BE, ku sinjal që vjen nga Italia është tëësisht pozitiv. Ngaqë forcat politike që kanë dalë fituese janë mbështetëse të forta të zgjerimit të Europës e kundërshtojnë zërat izolacionistë.

Partia Demokratike është anëtare e Partisë Socialiste Europiane, aleate e ngushtë me PS-në e Edi Ramës. Megjithatë, në Itali, edhe Salvini apo 5 Yjët nuk kanë qenë asnjëherë kundër hyrjes së Shqipërisë në BE. Por mesazhi politik që Italia i dërgoi Europës është një injeksion “I tretë i vaksinës antipopulizëm”…

Next Post
Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë mund të pritet nga samiti për Ballkanin Perëndimor?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In