• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sindromë hipokrite dhjetori

by
01/12/2015 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Çdo vit, që nga koha kur Shqipëria u nda me komunizmin, vetë komunizmi bëhet i “modës” në një muaj të vitit: në dhjetor. Simbolika është e kuptueshme, gjithçka lidhet me levizjen studentore të dhjetorit ’90, e cila provokoi rënien e sistemit totalitar. Nëse për regjimin komunist ishte nëntori muaji i festimeve, për demokracinë ende “artizanale” shqiptare, festat dhe vala e homazheve, mesazheve përkujtimore, dëshmive, fakteve të paditura e natyrisht, akuzave me bazë ideologjike, ndodh e gjitha në dhjetor.

Aq shumë është konsumuar tashmë ky rit, saqë një koleg shkruante jo pa të drejtë një vit më parë në këtë kohë, se dhjetori dhe dhjetoristët i ngjanin me kultin e 5 majit dhe me dëshmorët e familjet e tyre që prisnin e përcillnin vizita në atë datë. Sado i fryrë dhe jashtë kontekstit, ky krahasim e ka një thelb vërtetësie, pasi rëndom në dy dekadat e fundit, për dhjetorin është folur e po flitet…vetëm në dhjetor.

E bëjnë më të prekshme dhe prezente këtë ndjesi jo vetëm dëshmitë e shtuara të mediave, ku papritmas shfaqet një foto e Mehmet Shehut që falet në kishë, ose kur hapet debati i përdhunimeve të grave nëpër birucat e Sigurimit, ose kur artistët zenë e grinden mes tyre kush ka qenë spiun, kush është kërcënuar e burgosur nga regjimi komunist etj. Duket sikur në këtë kohë të vitit hyn në fuqi një nostalgji morboze për të keqen, që i ngërthen të gjithë: politikanë, media dhe opinion publik. Thellë-thellë, nuk ka homazh më të kriptuar jo për viktimat e diktaturës, por për vetë diktaturën…

Politika rëndom është më spekulantja me datat historike dhe dhjetori nuk bën përjashtim. Madje është më i (keq)përdoruri dhe më i spekuluari i të gjithë përvjetorëve të historisë tonë pluraliste. Dhe sjellja e asaj pjese të spektrit politik, e cila gjen rrënjët e saj në lëvizjen e dhjetorit, duket se është edhe më problematikja. Ndërkohë që PS e sotme ka një lidhje të dyzuar me dhjetorin e vitit ’90 (disa prej liderëve të saj ishin studentë pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit, por vetë partia u themelua në verën e 1991, si tjetërsim i PPSH së vjetër), PD prej 25 vjetësh  ka reklamuar një pjesë të madhe të pronësisë mbi atë periudhë ngjarjesh të vrullshme. Por ka qenë vetë PD, e cila ka neglizhuar në këto dy dekada e gjysëm, shumë prej idealeve të asaj lëvizjeje.

Sot, teksa sheh ish-dhjetoristë si Shpëtim Idrizi, zyrtar i lartë i disa qeverive dhe kryetar partie në koalicion me PD e mandatit 2009-2013 dhe PS e sotme, që të kërkojë heqjen e medaljes “Hero i Popullit” për Enver Hoxhën, s’mund të mos pyesësh se çfarë e pengonte atë dhe të tjerë si Berisha, Topalli, Basha, apo edhe politikanë të hershëm të PD-së së viteve ’90, që ta bënin këtë gjest simbolik. Ose kur më pas sheh sesi abuzohet edhe sot verbalisht me problemin e pazgjidhur të pronës, kur dihet se PD e PR, për të përmendur vetëm dy sigla politike, kanë qenë në pushtet për plot 13 vjet, pa i dhënë drejtim kësaj çeshtjeje madhore, të vjen të pyesësh sesa e kanë përmbushur këto parti anti-komuniste idealin e dhjetorit ’90 për shenjtërinë e pronës private. Ose kur më në fund, po ky panel partish që e lidhin veten me dhjetorin, i harxhuan ditët në pushtet, pa aprovuar një ligj shterrues dhe transparent dosjesh, kupton se edhe kjo është një nga ato piketa të papërmbushura të dhjetorit, të cilat sot shënohen në anën e errët të bilancit të së djathtës shqiptare.

Çdo dhjetor retorika e antikomunizmit merr një hov hipokrit dhe çdo vit e më të shngjyrosur. E megjithatë me diktaturën e rrëzuar prej një çerek shekulli vijon të bëhet politikë. Por nuk është më e sigurtë se mund të fitohen ende vota. Sepse në 25 vjet, këta që sot shajnë komunizmin (me të drejtë), treguan se ishin në shumë raste, zullumqarë dhe të pazotë jo më pak se aparatçikët gjysëm-analfabetë që vinin nga fabrikat apo kooperativat bujqësore. Shqipëria e sotme, klasa e saj drejtuese, ka shumë pak të drejtë të abuzojë me markën historike të dhjetorit ’90, sepse në 25 vjetët që pasuan, patën kohë të tregojnë se çfarë (nuk) qenë në gjendje të bëjnë për këtë vend.

Next Post

“Bankers”/ Qeveria: Mirëpresim investitorët e huaj por nuk lejojmë keq-përdorimin e pasurive kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In