• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sindroma e “qumështit me rubinet” – vështrim 33 vjeçar me 33 fjali

by Eduard Zaloshnja
27/10/2023 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Një ish-partizan me origjinë nga familje bejlerësh më ka treguar dikur një histori të tij personale, që e kujtoj sa herë dëgjoj premtime politikanësh shqiptarë.

Në dimrin e egër të vitit 1943, pasi i shpëtoi një operacioni të rreptë të forcave naziste, partizani i sipërpërmendur (ende adoleshent atëherë) shkoi në shtëpi i drobitur e i mbërdhihur. E ëma e pyeti se pse i ishte futur asaj rruge plot rreziqe e vujatje, ndërkohë që familja e tij i kishte të gjitha të mirat. Ai iu përgjigj: “Kur të fitojmë ne, do të jenë të gjithë mirë – madje edhe qumështi do t’u vijë me rubinet në shtëpi atëherë”

Dy dekada më vonë, pasi ish-shokët e luftës e kishin degdisur ish-partizanin në Burgun e Burrelit dhe ai mezi ia dilte të ushqente familjen pas daljes nga burgu, e ëma i tha një ditë: “Jo vetëm që ai qumështi yt nuk na erdhi në shtëpi me rubinet, por duke ndejtur sot në rradhë për qumësht, një mistrec më rrëmbeu edhe njëqind-lekëshin që po mbaja në dorë…”

Vetëm dy dekada e gjysmë pas atij episodi, në treg nuk kishte më as rubineta e as qumësht…

Episodi i mësipërm më është kujtuar në mars 1991, kur Gramoz Pashko nxori nga xhepi një copë letër në një meting në Berat, dhe tha se ajo copë letër ishte çeku i bardhë që ia kishte dhënë Amerika, për të sjellë mirëqenie pas ardhjes së PD-së në pushtet. Thjesht fjalët “qumësht me rubinet” u zëvendësuan me fjalët “çek i bardhë”…

Pas episodit të “çekut të bardhë”, pothuaj të gjitha ndërmarrjet industriale e bujqësore u mbylllën, kooperativat u shpërbënë, e për rrjedhojë, papunësia dhe emigracioni u rritën në mënyrë të tejskajshme. Ata që mbetën në Shqipëri mbijetuan falë ndihmave humanitare të operacionit italian “Pelikan” dhe falë valutës e pakove që filluan të dërgonin emigrantët e rinj.

Pasi Berisha mori frenat e pushtetit, “qumështi me rubinet” mori formën e “modelit tajvanez”, që sipas Berishës do të sillte prosperitet, nëse të gjithë do të merrnin inisiativën për të hapur biznese të vogla. Në praktikë ky model përkthehej në zaptimin e çfardolloj trualli nga më të fortët, për ndërtimin pa leje të kioskave, kafeneve, restoranteve etj. etj. Simboli më domethënës i “modelit tajvanez” ishte në atë kohë grumbulli i rrëmujshëm i lokaleve pa leje përrreth atij që njihej gjerësisht si “Tajvani” (në Parkun Rinia të Tiranës).

Më pas, “qumështi me rubinet” mori formën e garancisë publike se firmat e fuqishme private të asaj kohe qarkullonin vetëm “para të pastra” (eventualisht, ato firma rezultuan të ishin thjesht skema piramidale). Teksa Berisha përbetohej publikisht për pastërtinë e parave të atyre firmave, shqiptarët e thjeshtë shisnin shtëpi e katandi për të investuar në to, ndërkohë që kafenetë e restorantet ishin të mbushura plot me njerëz që rronin e gëzonin me interesat e larta të firmave piramidale.

Dhe kur “qumështi” i firmave piramidale shteroi, shqiptarët e zhgënjyer iu turrën institucioneve shtetërore dhe depove ushtarake, duke shkaktuar një katrahurë me rreth 3 mijë viktima. Pas katrahurës, Berisha u detyrua ta dorzojë pushtetin, dhe në krye të tij erdhi Fatos Nano.

Ky i fundit pati një tjetër version të “qumështit me rubinet” – do t’u kthejmë shqiptarëve 100% të parave që investuan në firmat piramidale, premtoi Nano. Në fakt, me kalimin e viteve, edhe ato pak prona që iu konfiskuan firmave piramidale u shitën andej-këndej, ndërsa shqiptarët e thjeshtë morën pothuaj 0% të parave që investuan në firmat piramidale…

Kur Berisha u rikthye në pushtet, u tregua më i matur me premtimet e tij. Po sidoqoftë, nja dy “qumështa me rubinet” i premtoi – autostradën moderne Durrës-Morinë dhe portin gjigand të Vlorës, që sipas tij, do të ishte më i madhi në Ballkan dhe në gjithë Europën Lindore…

Nga autostrada moderne e premtuar atëherë, edhe sot pas 15 vjetësh, vetëm dy segmente mund të quhen segmente moderne: Thumanë-Milot dhe Rrëshen-Kalimash. Nga Durrësi në Vorë, kemi edhe sot një autostradë të të rënduar të standardeve ulta. Nga Vora në Thumanë, kemi edhe sot një superstradë të keqe, që gjithmonë bllokohet nga trafiku i dendur. Nga Miloti në Rrëshen kemi edhe sot vetëm një superstradë (pra, jo autostradë). Nga Kalimashi në Morinë kemi një autostradë, ku edhe sot punohet për ndërtimin e urës së madhe të Kukësist dhe të baypass-it të tij.

Ndërsa premtimi i Berishës për portin gjigand të Vlorës thjesht u harrua. (Sa për moton e tij të qeverisjes me duar të pastra, krismën ia kemi dëgjuar dikur në Gërdec dhe tymin po ia shohim tani nëpër letrat e privatizimit të Klubit Partizani.)

Ndryshe nga paraardhësit, Edi Rama nuk ka përdorur versionin e rubinetit në premtimet e tij – ai përdor musllukun digjital. Nga ky muslluk lëshon çdo ditë pika “qumështi”, që marrin formën e videove 2D apo 3D – për rrugë që po ndërtohen, por që mezi po mbarohen; për aeroporte që ndërtohen, por që nuk frekuentohen (Kukësi); për inceneratorë që ndërtohen, por që me to vartësit i korruptohen; etj., etj…

Pas 33 vite premtimesh të politikanëve tanë, ja cilat janë disa nga rezultatet kryesore:

  • 2 milionë shtetas shqiptarë jane aktualisht në emigracion (1.5 milion ishin qysh më 2011).
  • 60% e familjeve në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare që të shkojnë me pushime të paktën 1 javë në vit.
  • 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5 dollarë të ardhura për frymë në ditë.
  • 23% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 2 dollarë të ardhura për frymë në ditë.
  • 70% e të rinjve shqiptarë duan të emigrojnë.
Next Post
“Më 27 qershor, ndryshim te Rama”, ja çfarë ka parashikuar astrologu Jorgo Pulla

“Jemi përpara stuhisë! Kujdes me kreditë bankare”. Horoskopi për muajin Nëntor nga astrologu Jorgo Pulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In