• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sinamati ‘kopsiti’ autopsinë e Trebickës/ Rama: Berisha po shpërblen kandidatin që ka sjellë këtu, e ka ndihmuar me letrat e Gërdecit

by Java News
04/05/2023 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kukës dhe ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Kreu i Partisë Socialiste pati një koment për kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, për të cilin thotë se po merr shpërblimin për mbrojtjen që i ka bërë Berishës kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

Rama tha se Sinamati ka ndërhyrë tek letrat e Gërdecit për të mbuluar Berishën, e pikërisht për këtë arsye Rama tha se e ka kandiduar në këto zgjedhje.

“Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit, tragjedisë ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm.

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretët sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy.

Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai me ato letrat e Gërdecit”, tha Rama.

Por, çfarë e lidh Admir Sinamatin me tragjedinë e Gërdecit?

Admir Sinamati është akuzuar shpesh se ka manipuluar dosjen e Kosta Trebickës, biznesmenit i cili më 12 shtator 2008, u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në një fushë mbi Voskopojë. Ai ishte dëshmitari kyç i Gërdecit. Më herët, Kosta Trebicka kishte kërcënuar hapur Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës, se do fliste për të vërtetën e biznesit të në Gërdec, ku pas shpërthimit humbën jetën 26 persona të pafajshëm. Trebicka ishte gjithashtu një rrezik potencial për të fundosur me dëshmi Fatmir Mediun, Sali Berishën dhe të birin, të akuzuar me fakte si protagonistë të Gërdecit. Sipas drejtësisë, Kosta Trebicka humbi jetën në aksident, por ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit. Sinamati shpesh herë është akuzuar se ka manipuluar autopsinë që i është kryer Trebickës./m.j

 

Next Post
“Nuk doja t’i shihja kur vuanin”/ Deklarata shokuese e infermierit: Kam vrarë 20 pacientë me Covid-19 gjatë pandemisë

“Nuk doja t’i shihja kur vuanin”/ Deklarata shokuese e infermierit: Kam vrarë 20 pacientë me Covid-19 gjatë pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

October 30, 2026
Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

October 30, 2026
Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

October 30, 2026
Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

October 30, 2026
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

October 30, 2026
I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, rrëfimi i 50-vjeçares në SHBA: Kam ende dhimbje fizike dhe shpirtërore…

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërheq akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook

October 30, 2026
Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

Pse opozita bëri harakiri live në televizion?

October 30, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In