• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simptomat që paralajmërojnë infarktin në zemër tek femrat

by Java News
07/06/2017 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rrezik për shfaqjen e infarktit në zemër kanë edhe burrat edhe gratë. Madje kur flitet për infarktin në zemër, shumë prej nesh mendojnë se ky është një fenomen i cili shfaqet më shpesh tek burrat.

Mbetet mendimi se kërcënimi më i madh për gratë është kanceri i gjirit, por fatmirësisht, mbizotëron vetëdija se zbulimi dhe trajtimi i hershëm  mundëson shërimin e përhershëm në një përqindje të madhe.

Për këtë arsye tashmë gratë gjithnjë dhe më tepër i praktikojnë kontrollet preventive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ajo çfarë është dëshpëruese është se statistikat më të reja në mbarë botën tregojnë se rreziku i infarktit në zemër është më i madh tek gratë të cilat kanë forma më të rënda të sëmundjes  dhe kanë rrezik më të lartë për jetën në krahasim me meshkujt. Gratë kanë tendencë të jenë më rezistente ndaj dhimbjeve, pasi  gjatë shfaqjes së dhimbjes në kraharor  ato paraqiten më vonë për kryerjen e kontrollit.

Një arsye tjetër është edhe  idea  se shfaqja e infarktit në zemër është më e rrallë tek gratë, gjë kjo që i bën të mendojnë se vështirësitë që ndjejnë nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e enëve të gjakut në zemër dhe shfaqjen e mundshme të infarktit në zemër.

Së treti, gjëja më e rëndësishme është kryerja  e ekzaminimeve preventive të cilat mund ta zbulojnë në kohë rrezikun e infarktit në zemër duke bërë të mundur në këtë mënyrë  edhe parandalimin e shfaqjes së tij, pasi  gratë këto kontrolle i kryejnë shumë më rrallë dhe shumë më vonë në krahasim me meshkujt.  Vështirësitë klasike më të njohura të cilat lidhen me shfaqjen e infarktit në zemër janë: dhimbja në pjesën qëndrore të kraharorit dhe shpinës, e cila shtrihet apo përhapet në krahun e majtë, veçanërisht në pjesën e brendshme  poshtë bërrylit (pjesa e brendshme e parakrahut).

Këto probleme shfaqen edhe tek meshkujt edhe tek femrat. Megjithatë, tek gratë shpesh mund të shfaqen shqetësime apo probleme të paqarta dhe më të lehta të cilat mund të anashkalohen.  Në këtë mënyrë rritet rreziku i sëmundjes, veçanërisht rreziku i formës më të rëndë të kësaj sëmundje.  Sipas Dr. Daniela Projevskës, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” këto janë 6 simtomat më të zakonshme të shfaqjes së infarktit në zemër tek gratë:

Dhimbje apo shqetësim në kraharor

Dhimbje në dorë, shpinë, qafë apo në nofullën e poshtme

Dhimbje dhe të përziera në pjesën e sipërme të barkut , në pjesën e poshtme të kraharorit

Mungesë ajri dhe asfiksim

Djersitje

Lodhje.

Next Post
Rinas/ Përplaset fuoristrada me kamionin, 3 të plagosur rëndë

VIDEO/Dy makina përplasen kokë më kokë në aksin Tiranë-Elbasan, plagoset 60-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In