Një i ri telefonoi në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan për të ndarë mendimin e tij për temën e ditës, përfshirjen e të rinjve në politikë. Marjan Geci, një student i nivelit Master në Studime Ekonomike e Politike dhe i aktivizuar në Partinë Demokratike, përkrah idenë se nëse pretendon t’i bësh mirë vetes dhe komunitetit, por pa pasur informacionin e duhur, nuk kontribuon dot në politikë. Një tjetër mendim që i riu ndau në program ishte ndryshimi i kastës politike, duke mos rikthyer as liderët e vjetër.
Aldo: Po të vijë doktori në pushtet, fjala vjen, ç’do bësh, do e ndërrosh ti? Ke takat?
Marjan Geci: Unë nuk mendoj që ka nevojë më për një kastë politike të tillë.
Aldo: Ti je kundër doktorit me ç’po kuptoj unë apo jo?
Marjan Geci: Nuk jam kundër doktorit, jam shumë i pajtuar me atë për atë reformë që do të bëjë për strukturat politike, por në mënyrë absolute, mendoj që as ai nuk do më për të qenë në krye të shtetit.
Aldo: Atë mos e thuaj ti.
Marjan Geci: Ama për disa gjëra është shumë e rëndësishme që ne të rinjtë të kemi dikë të vjetër pas nesh i cili na dërgon në disa degëzime që ne të rinjtë akoma nuk i dimë.
Aldo: Problemi është që ju të rinjtë s’e keni pas, e keni para, më kupton?
Marjan Geci: Varet si e shihni ju nga larg dhe varet si e shohim ne nga afër.
Aldo: U nga larg! Po ç’larg mo burrë i dheut, Shqipëria dy pëllëmbë është! Në një vend jetojmë. Problemi është që askush nga ju të rinjtë nuk e pranon që “dëgjo, unë në radhë të parë dua të rregulloj njëherë veten, pastaj të merrem me njerëzit”. Më kupton?
Marjan Geci: Më fal, unë deri më tani nuk kam kundërshtuar këtë fenomen, por për sa kohë jam duke studiuar dhe punuar e përgatitur deri në njëfarë pike, unë si fillim jam duke ndryshuar, rregulluar dhe perfeksionuar veten. Jua thashë që në fillim, jam duke perfeksionuar veten për të arritur deri në njëfarë pike që të rregulloj një komunitet.
Në një situatë hipotetike, të ngritur nga Aldo, i cili pyet Marjanin si do të vepronte nëse në të ardhmen, kunati do t’i kërkonte ta vendoste në një pozicion në doganë, studenti shprehu kundërshtim ndaj nepotizmit.
Marjan Geci: Nëse do hyjë nipi i një lideri dhe kushëriri i një lideri tjetër, logjike do të ndiqet e njëjta linjë. Ne po flasim për të rinjtë që do hyjnë me shumë zotësi aty dhe do i arrijnë shkallët me vështirësi.
/a.r