• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simetria e ligë e të keqes

Lorenc Vangjeli by Lorenc Vangjeli
21/03/2018 14:47
Simetria e ligë e të keqes
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një përpjekje të pafundme të politikës shqiptare për të vendosur një simetri të ligë të së keqes. Për të noterizuar barazinë përballë të ligës mes të majtës dhe të djathtës që ndërrojnë vendet në pushtet dhe në opozitë. Që në krye të herës së pluralizmit, për çdo kritikë, çdo qortim apo mospajtim të njërës palë, i sulmuari mbrohej duke sulmuar oponentin. Duke krijuar një spazmë kronike krupe që herë jua çonte diafragmën në grykë shqiptarëve dhe herë jua zbriste aq poshtë sa ju bllokonte komunikimin periodik me tualetin.

Në vitet 90-të, nëse flitej për autoritarizmin e Berishëss, kujtoheshin menjëherë telat me gjemba të diktaturës. Nëse flitej më pas për korrupsionin e të majtëve të Nanos, kujtoheshin direkt piramidat e Doktorit të djathtë. Nëse përmendeshin grabitjet institucionale të pronës publike dhe të parave me tenderat e rrugëve, shpërthimet në Gërdec apo edhe edhe vrasjet pa gjyq në Bulevard të ish-kryeministrit Berisha, hidheshin në treg lejet e ndërtimit të Ramës, pallatet për një votë dhe kujtoheshin etërit e djeshëm të diktaturës. Kur Rama sot akuzohet për Cannabis, mungesë investimesh dhe arrogancë në qeverisje, në të njëjtën kohë përgjigja do të jepet me Lazaratin, për humnerën fiskale ku e la Shqipërinë Doktori bashkë me matufët e tij që vijnë rrotull duke gromësirë për politikë të madhe. Në të gjithë këtë hapërsirë, janë në dritë edhe ata që përjetojnë stres të pafundëm emocional kur shohin letër e laps; kërkojnë dritë edhe vëmendje edhe pjeshkat politike që kanë lidhje me këtë zanat po aq sa kanë kërmijtë e shiut me make up-in.

Nën akuzë për lobimin në SHBA, për kontabilitetin e dyshimtë të parave që shkuan për të blerë foton me Trump dhe dyshimet për bashkëkontabilitet rus në ato para, Basha zgjedh të përgjigjet me mënyrën e vjetër të të bërit politikë: edhe Rama ka paguar foton me Obamën.

Kjo lloj simetrie e ligë e të keqes është ndoshta shkaku kryesor që Shqipëria po bëhet vend i dëshpëruar. Po shndërrohet në një mangall i nxehtë për shumëkënd që kërkon të largohet prej saj. Duke vrarë shpresën, duke shuar dallimet thelbësore mes palëve, duke vënë shenjën e padurueshme të barazisë mes tyre, duke pretenduar se mbas çdo kamioni që del nga porti është fshehur drogë, se mbas çdo tenderi vidhen gjithë paratë, se mbas çdo teatri do të fshihet kulla e vet, se mbas çdo politikani fshihet thjesht një horr, shqiptarëve po ju hiqet besimi dhe shpresa tek e ardhmja. Ky agresion i frikshëm oral që e sheh kryeministrin si kryebaron të drogës në Evropë dhe paraardhësin e tij si demonin që vret shqiptarë, që e sheh ministrin e brendshëm si dispeçer të krimit dhe liderin e opozitës si arkëtar të rublave ruse, e ka bërë të padurueshme të sotmen e këtij vendi. Dhe po i bind shqiptarët se çdo lloj rotacioni i mundshëm politik shërben për të ndryshuar vetëm hierarkinë mes Blerinës apo Joridës, raportin mes Taulantit apo Palokës, karriges së Erjonit apo Edmondit, vendit në qeveri mes Pandit të PS-së apo Aldos së PD-së. Natyrisht, edhe shkallën lart e poshtë në raportin mes Edit dhe Lulit.

Vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha tashmë nuk është një çun i ri në politikë, por as ai nuk po i shkëputet për qamet zakonit dhe zanatit të vjetër të qepjeshkepjes së simetrisë. Po të arrestohet Frani i Lezhës, ai kthehet dhe kërkon arrestin e Vangjushit të Durrësit.

Nëse kapet kokainë në Maminas, ai vë menjëherë gishtin tek vellai i kryeministrit dhe i ministrit të brendshëm. E bën me një lehtësi të frikshme – më parë e kanë bërë edhe kundër tij të njëjtën gjë – sa tashmë nuk bën përshtypje. Për të treguar se çfarë statusi legjitim ka marë papërgjegjshmëria dhe kërkesa për të krijuar simetrinë e të ligës në Shqipëri, mjafton kjo lloj akuze e artikuluar seriozisht, që të tregojë në çfarë derexheje minimale është katandisur serioziteti në atdhe.

E shpjeguar thjesht: kapet një sasi e frikshme kokaine në ngarkesën e bananeve në Maminas. Loja e bananes përvëluese arriti nivele të pabesueshme absurdi, kur nuk diskutohej për drogën në vetvete, rrezikun që vendi ka nga depërtimi i saj, cënimi i sigurisë kombëtare e kështu me rradhë, por nisën të shtyrat për të gjetur nëse suksesi ishte vetëm lokal i Tiranës apo duhej ndarë dhe me partnerë ndërkombëtarë.

Të dyja palët shinë në këtë lëmë deri sa kuajt e opozitës gjetën pronarët e kokainës: vëllai i kryeministrit dhe ai i ministrit të brendshëm. Në një vend serioz, prokuroria do të duhej të merte frymë e lehtësuar. Do të shkonte urgjent tek Saliu e Luli, do t’u merte provat që ata kishin dhe do të fajësonte dy vëllezërit e vëllezërve me pushtet. Do të kërkonte ndalimin e tyre dhe do të çonte dosjen në gjykatë. Por prokuroria nuk e bën. Sepse edhe ata çunat e peshave të rënda të prokurorisë së krimeve të atij formati, e dinë që as Saliu e Luli sot dhe as Edi dje, nuk e kishin  shumë seriozisht muhabetin kur e vizatonin njëri-tjetrin me ngjyrat e djallit. Dhe kur ministri Xhafaj fton prokurorinë thjesht të bëjë detyrën, “…të thërrasë Bershën e Bashën… se kanë dijeni se kush e zhvillon trafikun e drogës në vend…”, Basha, në vend të thotë se po le përgjysëm kafen e mëngjezit dhe gjysmën e mbetur do ta pijë gjatë denoncimit në prokurori, reagon me inat sepse kështu “prishen rregullat e lojës”. “Po vendosin prokurorisë në urdhrat e qeverisë… Informacioni më i sigurtë që mund të japë unë për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri është që prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën”, thotë Basha, nën të njëjtën spazmë kronike të të bërit politikë karagjoze në një Shqipëri me gjithmonë e më pak seriozitet në politikë.

Ka një fakt që e dinë shumë, por pakkush e thotë. Alarmi që po tregojnë këmbanat e statistikave sot, do të jetë kob i sigurt i të nesërmes. Deri para pak vitesh nga Shqipëria largoheshin për në emigracion të rinj kryesisht të paarsimuar. Kryesisht nga periferia e vendit që linin një punë krahu në Shqipëri dhe ëndërronin një punë krahu në perëndim. Tashmë ka disa vjet që nga Shqipëria po tentojnë gjithmonë e më shumë të largohen njerëz të cilët i përkasin asaj që quhet shtresë e mesme. Me moshë deri tek të 50-tat. Me një jetë të qëndrushme në Tiranë apo qytetet e tjera të mëdha. Me profesione të mira dhe të ardhura të konsiderueshme. Mes tyre mjekë e inxhinierë, arkitektë apo muzikantë. Njerëz që ikin për të shpëtuar nga dhembja që ndjejnë kur ju zbret diafragma poshtë e më poshtë për shkak të kësaj ligësie pa ligj që derdhet çdo ditë në Shqipëri nën okielon e politikës. Preferojnë të çojnë sytë nga këmbët për t’ju shmangur këtij vizatimi prej Sodome dhe Tirane, prej Gomorre dhe gonoreje që gomerët publikë i bëjnë simetrikisht ditë pas dite Atdheut të përbashkët.

Next Post
FOTOT/ “Dimër’ në pranverë, Dardha nën ‘pushtetin’ e dëborës

FOTOT/ "Dimër' në pranverë, Dardha nën 'pushtetin' e dëborës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Bashkëpunoni për normalizimin e marrëdhënieve!

February 1, 2023
Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

Daja mban fjalimin e dasmës Kiara-Luiz: Mbesa ime u martua me djalin më të mirë të Shkodrës!

February 1, 2023
Kjo është shenja më inteligjente e horoskopit, sipas astrologëve

Fati yt/ Horoskopi, 2 shkurt 2023

February 1, 2023
Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

Sonte e nesër mbani sytë nga qielli, për herë të parë në 50 mijë vjet…

February 1, 2023
Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

Policia pezullon efektivin që nuk gjobiti qytetarin, u filmua me telefon në dorë dhe pa rripin e sigurimit

February 1, 2023
VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

VIDEO/ I dhuroi fitoren skuadrës, ish-kapiteni i Interit feston me shqiponjën

February 1, 2023
FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

FBI “zbarkon” në shtëpinë e Biden/ Çfarë u gjet në shtëpitë e presidentit …

February 1, 2023
U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Fushë të Zezë

February 1, 2023
Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

Përgatitje për luftë? SHBA dhe Koreja e Jugut tregojnë “dhëmbët”, stërvitje në kufi me…

February 1, 2023
U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione për të ndryshuar pamje, Hoxha ‘zbulon’ të vërtetën

February 1, 2023
Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

Buxheti 320 milionë dollarë/ Greqia financon autostradën me Shqipërinë pas gati 20 vitesh diskutime

February 1, 2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother Vip (FOTO)

February 1, 2023
Mungesa e papritur/ Zbardhet e vërteta e ‘braktisjes’ së Big Brother VIP 2 nga Balina Bodinaku

Opinionistja e re dhe banorët e fortë, Balina Bodinaku komenton “BBV2”: Ja kë shoh fitues

February 1, 2023
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

“PD në ditët e saj më të zymta”/ Gjikondi: Protesta e 11 shkurtit për hallet e Berishës

February 1, 2023
‘Gati për t’u ndeshur me Ramën’/ Deputeti i Berishës: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj

Protesta më 11 shkurt/ Berisha, thirrje për mosbindje civile: Rama të largohet një minutë e më parë ose e hedhim në Lanë

February 1, 2023
VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

VIDEO/ “RTK-Radio televizioni i Kurtit”! Aktivisti hyn live në studio gjatë edicionit te lajmeve

February 1, 2023
Kur kjo i ndodh Roland Bejkos, imagjinoni se çfarë mund t’iu ndodhë të tjerëve

Kush e vrau Brilant Martinajn? Hoxha zbardh detaje: E njëjta skuadër i bëri atentatin dhe…

February 1, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Berisha nga ithtar i “bashkimit”, në ithtar i vulës

February 1, 2023
Emri/ Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë: Një polic ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i krimit, si u zbulua efektivi

Emri/ Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë: Një polic ndihmoi autorët të largoheshin nga vendi i krimit, si u zbulua efektivi

February 1, 2023
Përshkallëzohen tensionet në Egje/ ‘Kërcet’ arma mes grekëve dhe turqve

Përshkallëzohen tensionet në Egje/ ‘Kërcet’ arma mes grekëve dhe turqve

February 1, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com