Argjentina ka provuar ta marrë si trajner Diego Simeonen e Atletico Madridit. Kështu ka konfirmuar presidenti i klubit madrilen Enrique Cerezo.
Simeone po cilësohet si një prej trajnerëve më të mirë në botë aktualisht dhe pas humbjes së Argjentinës në finalen e Copa America të shtunën ndaj Kilit, pozita e Gerardo Martinos nuk është e sigurt.
“Federata e Argjentinës më ka thirrur për Simeonen [për të udhëhequr Argjentinën] dhe u kam thënë JO”, ka thënë Cerezo, raporton “goal”, transmeton koha.net. (b.an)