• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Simboli i ndotur i Unitetit dhe shpërdorimi i pushtetit të institucionit

by Bajram Peçi
02/07/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Çdo dalje e Ilir Metës në konferenca shtypi e majisin më keq plagën. Ai e di dhe vetë tashmë që nuk përfaqëson simbolin e unitetit kombëtar, por do kish qenë e udhës, kur ai e kish mbledhur mëndjen të bënte opozitën, të mos e pranonte postin e Presidentit, që ju afrua sipas marrëveshjes së “xhentëlmenëve”. Këshilltarët e tij nuk janë të gjendje ta këshillojnë se kur njeriu është i zemëruar mëndja është e turbulluar. Kjo ndodhi sot.

Institucioni që i është besuar nga parlamenti (e që gaboi kur e pranoi), është mbështjellë me një vello fatale, e rënë nën huqet e një pale të anëshme politike. Partia Socialiste dhe vetë kryeministri, nuk ka patur ndonjë arsye të shëndoshë të zihej me Presidentin, deri kur partia që ja la të shoqes, LSI-ja qendrimin në opozitë e kushtëzoi në aleancë me PD-në, me kërkesën “Rama ik”. Kërkesa duket shkoqur që është antikushtetuese. Për më tepër, pushteti në fund të fundit, s’mund e s’duhet të ketë asnjë lidhje me Edi Ramën, përveç se me faktorin e forcës së partisë që aspiron ta ketë atë pushtet. Dhe kushtetuta thotë se ajo vjen vetëm përmes votës.

Karakteri dhe zotësia e Ilir Metës për t’u paraqitur si mbrojtës i kushtetutës, si atdhetar i devotshëm, me qellim që të siguronte një shkallë të lartë besimi te të tjerët, u diskretituan keqazi me bërjen palë. Kurrë më parë institucioni i presidencës nuk e kish ndotur termin, ”Simbol i unitetit”, si këtë radhë. Në këtë muajin e fundit u çorr edhe ajo pak përzemërsi fallco që shkëmbehej mes palësh, por që nuk dinin ta fshihnin, ashtu siç nuk kanë ditur të fshehin kurrë ambicjen dhe lakminë.

Në konferencën e shtypit zëri i zotit President pati një tingull të përvajshëm, të nervozuar, të hidhur. Tërë koha kur fliste ngjante me një melodi funebër, çka tregon e shpreh gjendjen e tij të veçantë e të çuditëshme. I zhveshur me vetëdije nga ajo lloj mbrojtje që presidentëve tanë u është dhënë përherë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na la të gjithëve pa mend, të shushatur e gojë hapur, kur përcillte mbresat e tij armiqësore ndaj përfaqësisë së shtetit të madh mik. Gjendja dukshëm fatkeqe e presidentit, pasi me veprimet e tij të mëparshme i ka hedhur vetes mbi shpinë barrën e një sërë veprimesh antikushtetuese, shfaqet qartë kur shtoi sot opinione personale, por që rëndojnë e sjellin fatkeqësinë jo vetëm të tij.

Pa e brejtur ndërgjegja aspak, pa asnjë keqardhje dhe me ushqimin e dokrrave që u jepte medias e të pranishmëve, shpresonte që helmi të qëllonte në shenjë. Ai e di kë ka vënë në shenjë, kë do nguli “në shtyllën e ndëshkimit”, me krahasimet pa vend që bënte, kur përmendëte emra heronjsh të historisë tonë të shkuar!? Duke akuzuar ambasadorët amerikanë dhe europianë, presidenti zbrazi pa dashur të fshehtën që mban prej kohësh te vetja. Gotë pas gote uji, nuk priste të fashiteshin tronditjet që përcillte, por një e dy, herë maskuar e herë haptas, paralajmëronte që të ruhemi prej tij. Zoti ju ndjeftë për të këqijat e ligësinë që keni menduar!

As mund ta mendosh se me çfarë mend mund ta zhytësh presidencën në labirinte të tilla të rrezikshme, sikur ta kesh pjesë të partisë tënde, pa menduar rreziqet që i kanosen vendit? Veprimet e deklarimet e Ilir Metës shkaktojnë një kontrast kaq të theksuar me gjersinë e maturisë së paraardhësve në post, Moisiut, Meidanit apo Topit. Karakteri i njeriut nuk është ai që i jep vetes zoti Ilir, por ai që ke në të vërtetë. Dhe këtë e di populli, ndaj zoti President, bën mirë t’i ulësh hundët krenarisë boshe në përbetimet e marra! Nuk jeni ju që vendosni zgjedhje të parakohshme, qendroju larg këtyre ideve të rrezikshme!

Next Post
Rama i përgjigjet Metës: ‘Herën e parë’ nuk kërkove asnjë sqarim për Lleshin

Drejtori i Ramës publikon faksimilen: Kur "RD" fliste për zarfat me lekë të LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In