• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simbolet e NATO-s

by Arben Cici
07/06/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Cici

Ditët e fundit, ndoshta më shumë se cdo herë tjerër, shqiptarët kanë parë në rrugët e Tiranës, në televizione dhe gazeta, krahas flamurit shqiptar edhe emblemën e NATO-s. Kjo për faktin se në Tiranë u zhvillua aktiviteti më masiv i organizuar ndonjeherë, Asambleja Parlamentare e NATO-s. Në këtë ngjarje, jashtëzakonisht të rëndësishme për Shqipërinë, parë edhe në planin e ndodhive e sfidave globale dhe perspektivës së sigurisë e orientimit të qendrueshëm të Ballkanit, morën pjesë përfaqësues parlamentarë dhe zyrtarë të lartë të 55 vendeve dhe Organizatave Ndërkombëtare si dhe ekspertë vendas dhe të huaj të çështjeve të politikës së jashtme, të sigurisë, etj.

Nuk dëshiroj të analizoj pashterueshmërinë e rëndësisë së kësaj ngjarje, sidomos për Shqipërinë. Mediat e shkruara, transmetimet e mediave audio&video, rrjetet sociale, politikanë dhe analistë, intensivisht, me shumë zell dhe shpesh imtësisht, u përpoqën të qëndronin në komunikim te drejtpërdrejtë me publikun shqiptar dhe të huaj si asnjëherë më parë.

Por cila është historia e emblemës së NATO-s dhe e “Yllit katër-cepësh” që zbukuroi Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pjesët e tjera të Tiranës? Cfarë përfaqëson Ylli, i cili është kthyer në sfondin, jo vetëm të “fotove familjare” të takimeve zyrtare, por edhe të pothuajse të të gjitha vizitave të tjera në Selinë qendrore të NATO-s në Bruksel?

Statuja prej bronzi, që rëndom quhet “Ylli i NATO-s” është një busull e stilizuar, e frymëzuar nga emblema që shërben si simbol zyrtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo statujë u vendos në sheshin përballë Selisë qendrore të NATO-s në gusht të vitit 1971 dhe ndryshoi vend vetëm disa ditë më parë. Më 28 maj 2016 u zhvendos në sheshin përballë Selisë së re qendrore të NATO-s, Bulevard Leopold III, me pothuajse të njëjtin dekor si në vend-ndodhjen e tij të mëparshme: rrethuar nga flamujt e 28 vendeve anëtare të Aleancës.

Për të shënuar lëvizjen e NATO-s në selinë e re të saj në prag të 50 vjetorit të vendosjes së Aleancës në Bruksel, Posta belge do të do të nxjerrë, më 11 tetor 2016, një pullë të veçantë për të kujtuar këtë ngjarje. Kjo pullë do të ketë fasadën e selisë së re të NATO-s, me Yllin e vendosur sërish në mes të sheshit të ri dhe të rrethuar nga flamujt e vendeve anëtare të NATO-s.

Kur NATO u transferua në Bruksel, në vitin 1967, selia e deritanishme u mendua se do të ishte e përkohëshme, kështu që projekti fillestar nuk parashikoi ndërtimin e dekorit të jashtëm. Vetëm pasi Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi, në fund të 1969, për ta bërë selinë e Brukselit një seli të përhershme u ngrit çështja e ndërtimit të një objekti prestigjioz dhe përmbajtës në oborrin bosh të hyrjes kryesore.

Propozimi fillestar i ndërtimit të një çatije të gjerë me kulm në hyrjen kryesore u refuzua dhe konsulentët e  arkitektët e NATO-s u ftuan të gjenin një zgjidhje alternative për të zbukuruar sheshin përpara selisë, i njohur tani si “Cour d’honneur”. Arkitektët u kthyen në Këshill me një propozim të bazuar në dy motive krejtësisht të ndryshme: motivi i parë ishte një strukturë arkitektonike e një karakteri abstrakt, ndërsa motivi i dytë ishte frymëzuar nga emblema e NATO-s. Për propozimin e fundit, arkitekti belg Raymond Huyberechts kishte projektuar një busull të stilizuar “Rose des vents”, të prerë nga dy rrathë (përfaqësojnë Kontinentin e vjetër dhe Kontinentin e ri) që do të prodhoheshin nga një çelik para-oksidues, ngjyra e kuqëremtë në kafe e të cilit nuk do të mund të ndikoheshin nga agjentët atmosferike. Këshilli shprehu preferencën e tij për këtë propozim, kur modeli u prezantua në mbledhjen e mbajtur më 17 mars 1970. Ylli ose skulptura gjigande 7 metra e lartë dhe 4.2 – 7 metra e gjerë u vendos në vendin e caktuar në gusht të vitit 1971.

Më 1 tetor 1971, në ditën e tij të parë në detyrë, Joseph Luns u bë i pari Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s i cili u fotografua zyrtarisht me në sfond Yllin e NATO-s duke përuruar një praktikë, përvojë dhe ritual, zyrtar dhe jo zyrtar për të gjithë vizitorët në selinë e NATO-s. Duket se fotoja e fundit zyrtare në këtë vend mbetet të jetë ajo e takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, të 19-20 majit 2016. Gjatë këtij takimi, mes të tjerash, u nënshkrua edhe Protokolli i Pranimit të Malit të Zi në Aleancë.

Origjina e emblemës së NATO-s vjen afërsisht tre vjet pas krijimit të Organizatës në vitin 1949. Në gusht të vitit 1952, Grupi i sapo-krijuar i Punës për Politikat e Informimit të NATO-s diskutoi rreth temës së miratimit të një simboli vizual që do të duhej të përfaqësonte më mirë vlerat e Aleancës. Pas shumë propozimesh, idesh dhe pikëpamjesh të shkëmbyera, Grupi i Punës ra dakord t’i rekomandojë Këshillit një flamur të NATO-s dhe një emblemë brenda saj.

Qëllimi ishte krijimi i një embleme që të simbolizonte parimet e komunitetit Atlantik. Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që emblema që do të miratohej të ishte e pranueshme për të gjithë anëtarët e NATO-s dhe të reflektonte vlerat e Aleancës. Nga projektet e propozuara, më intrigues ishte ai i një një mburoje argjendi me 14 yje. Mburoja simbolizonte mbrojtjen dhe ruajtjen (defence and protection ), dy vijat blu përfaqësonin Oqeanin Atlantik dhe 14 yjet nënkuptonin 14 anëtarët e NATO-s në atë kohë. Por ky vizatim do të kërkonte ndryshimin e emblemës sa herë që një anëtar i ri do t’i bashkohej Aleancës, argument i cili u mor në konsideratë edhe gjatë përzgjedhjes të simbolit prej 12 yjesh në flamurin evropian në vitin 1955.

Por, asnjë nga vizatimet e propozuara nuk u miratua. Këshilli i Atlantikut të Veriut udhëzoi që përzgjedhja e emblemës së NATO-s që do të përdorej në flamurin e saj të ishte e thjeshtë, e dallueshme dhe befasuese nga pikëpamja vizuale. Ajo gjithashtu domosdoshmërisht duhej të tregonte bashkësinë e traditave dhe idealeve të cilat bënë së bashku anëtarët e komunitetit të Atlantikut të Veriut. Së fundi, emblema duhej të evidentonte qartë qëllimin paqësor të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më 28 tetor 1953, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i asaj kohe, Lord Ismay, njoftoi se Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte miratuar një propozim për emblemën zyrtare të NATO-s. Ai shpjegoi se emblema mund të përshkruhej si “një yll me katër cepa që përfaqëson busullën që na mban në rrugën e duhur, rrugën e paqes dhe një rreth që përfaqëson unitetin që lidh së bashku 14 vendet e NATO-s. Sfondi blu përfaqëson Oqeani Atlantik dhe rrethi simbolizon unitetin”.

Ceremonia solemne e ngritjes së parë zyrtare të flamurit të NATO-s u zhvillua në “Esplanade des Invalides”, Paris më 9 nëntor të vitit 1953 në prezencë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Lordit Ismay.

NATO-ngritja e pare zyrtare e flamurit te NATO-s-1953-9  nentor-1953NATO-Sekretari-i-Pergjithshem-i-NAT-s-Joseph  Luns-1-tetor-1971-foto-e-pare-zyrtare-me-Yllin-e-NATO-s.

Next Post

Meta: Intensifikim të marrëdhënieve me Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com