• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Intensifikim të marrëdhënieve me Izraelin

by A R
07/06/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan(AJC), që u mbajt në Washington DC. Gjatë këtij Forumi u zhvilluan dhe dy seanca të veçanta kushtuar marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë, Izraelit dhe SHBA-së.

Kryeparlamentari Meta në prezantimin e tij evokoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në mbështetje të hebrenjve gjatë periudhës së holokaustit.

Ai theksoi se “Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë ku numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë pas luftës sesa në fillimet e saj dhe asnjë përfaqësues i komunitetit hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë”.AES

Më tej, Meta u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të rëndësishme për të dy popujt, ndaj po punohet për intensifikimin e tyre konkret, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve izraelite në Shqipëri.

“Ne duhet të ndërtojmë mbi këtë miqësi historike që gëzojmë, duke i kthyer marrëdhëniet tona të bashkëpunimit në një përfitim të përbashkët mes dy popujve. Njëkohësisht, të dy vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë dhe ta forcojnë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si miku dhe aleati ynë më i mirë në të dy rajonet respektive”, u shpreh Meta.

IMG_0461Gjithashtu, kryetari i Kuvendit në fjalën e tij u përqëndrua dhe në situatën në Lindjen e Mesme duke vënë në dukje se Shqipëria mbështet një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për konfliktin në këtë rajon si dhe politikën e “dy shteteve” Izrael-Palestinë, që jetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë strategjike të marrëdhënieve që Shqipëria dhe Izraeli kanë me SHBA-në, si dhe kontributin që Shtetet e Bashkuara japin për paqen dhe sigurinë në të dy rajonet tona.

Gjatë punimeve të Forumit Global të AJC, Kryetari i Kuvendit u prit dhe u përshëndet edhe nga Shefi Ekzekutiv i Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), David Harris, i cili shprehu mirënjohjen e komunitetit hebraik për miqësinë e ngushtë që ekziston mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe shprehu mbështetjen e AJC për forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë në të ardhmen. (java / r.a)

Next Post

Basha: Lu na i propozoi vetë 'vendet e rezervuara', kemi shkëmbyer e-maile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In