• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Simbol i shekullit DR.DRINI DOBI

by Java News
18/12/2020 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga DR.MAKSIM BASHO

Kjo  figurë e mjekësisë shqiptare dhe ikonë e bluzës së bardhë, lindi më 27 janar të vitit 1969 , në qytetin e gurtë të Gjirokastrës . U rrit në një familje punëtore me pasuri të mëdha kulturash, traditash  e virtytesh . Familja për të cilën cdo gjirokastrit shfaq një rrespekt të vecantë sa herë që përmendet .

Ka kryer studimet parauniversitare në qytetin e lindjes, pranë gjimnazit “Asim Zeneli “ .

Mes shumë e shumë intelektualëve të formuar në këtë gjimnaz , njëri prej tyre ishte edhe nxënësi ekselent , Drini Dobi . Prova dhe fakti se edhe një vend i vogël si i yni mund të nxjerrë njerëz të mëdhenj , është vetë ai .

Gjatë periudhës kohore 1987 – 1992 , ka kryer studimet e larta në degën “Mjekësi e Përgjithshme . Dr.Dobi , u specializua në Shërbimin e Neurologjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në vitin 1998 .

Plotësoi arsimimin e tij prej vitit 2003-2004 , në masterin “Rehabilitimi fizik në Semundjen e Parkisonit “ , duke vijuar  më 2011 me titullin Ph.D pranë Departamentit të Neuroshkencave të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës .

Doktor Drini nisi misionin e tij si mjek i  përgjithshëm pranë spitalit “Omer NISHANI “ në Gjirokastër,për të vazhduar më tej si mjek neurolog pranë Sherbimit të Neurologjisë së Q.S.U.T.

Me meritat më të plota dhe virtytet e rralla që ky njeri përfaqësonte ,në vitin 2006 mori titullin e nderuar të “Pedagogut” në Fakultetet e Mjekësisë dhe Infermjerisë .

Ishte jo vetem  prind , mik e doktor i rrallë, por mbi të gjitha një nismëtar i diturive të reja të cilat me dëshirën dhe vullnetin më të madh ua transmetonte brezave të ardhshëm.

Një njeri i madh , i cili pas cdo sacrifice , fillonte një të re gjithmonë në shërbim të mjekësisë,pacientëve dhe dijeve . Përpjekjet e tij per ti ardhur gjithmonë në ndihmë njerëzve nuk reshtën kurrë .

Gjatë një periudhe kohore të gjatë prej vitit 1998 – 2011 arritjet e tij kaluan edhe kufijtë e Shqipërisë. E kush më denjësisht se Dr.Dobi mund të na përfaqësonte në konferencat dhe kongreset kombëtare e ato ndërkombëtare ?

Amerikë, Itali , Greqi , Austri , Hong Kong , Turqi , Angli , Republikën Ceke ,Kanada , Belgjikë, Gjermani , Francë e Kroaci ishin disa nga shtetet ku Drini la gjurmët e tij në fushën e neuroshkencave duke u anëtaresuar si nje specialist pranë:

-Federatës Botërore të Neurorehabilitimit.

– Panelit të Neurorehabilitimit të Federatës Europiane të Neurologjisë.

– Panelit të Neurotoksikologjisë së Federatës Europiane të Neurologjisë.

– Shoqatës Ndërkombëtare të Çregullimeve të Lëvizjes.

– Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

DRINI DOBIT I THERRASIM :

O simbol I sakrificës ! Simboli i humanizmit ! Simboli i BLUZËS SË BARDHË !

Morëm lajmin e hidhur“ Drini na la “ ! Një ikonë e shekullit ku po jetojmë , na la . Na le të

gjithëve të kapluar në dëshperim , ashtu sic ti asnjëherë asnjë, nuk doje të shihje . Përse o Drini

Dobi , përse ?

Doktor Drini, më degjoni ? Jam një prej pacientëve tuaj , njëri prej atyre njerëzve te thjeshtë të

cilit i riktheve forcën , mendjen dhe shpresën . Ti shërove shumë plagë , por plagën e largimit

tënd kush do të na e mbylli doktor ?

Profesor ! Jemi ne studentet e tu … Profesori që për gjithë këto vite , me dashamirësinë dhe

perkushtimin e tij , mbushi cdo sallë auditori me dije dhe heroizma . Patëm nderin e madh të

kishim perballë “ Hipokratin “ që u shndërrua në idhull për këdo nga ne , për këdo që mësoi prej

tij .

E sidomos për ne , specializantët , bashkëudhëtarët e tij qe e mbyllnim ditën cdo herë e më të

formuar e kjo vetëm prej liderit tonë . Pavioni të cilit i kushtove jetën tashmë do te mbetet

gjithmonë i paplotësuar . Këshillat e tua do i zbatojmë akoma edhe më fortë ,tani që nuk je më

aty perditë mes nesh doktor . Ti ike , por kokën mbrapa mos e lej për asnjë pacient , ne jemi

këtu per të të nderuar përjetë !!!

O vëlla , o kolegu ynë ! Nuk na ka ikur vetëm një mjek, një bluzë e bardhë . Nuk iku thjesht një

koleg , por na iku një EMBLEMË e mjekësisë shqiptare . Zoti mori prej mesit tonë , MISIONARIN

e rrallë te këtij vendi , MISIONARIN që jetoi për mjekesinë dhe pacientët e tij .

Krenari ! Krenari e një Shqipërie të tërë , krenaria e Gjirokastës tënde! I ule kryet kalasë , e përlote dhe kalldrëmet nga ku linde ,o i papërsëritshmi Drini Dobi .I dashuri , i miri, i ëmbli Drin i

bashkëqytetarëve të tu . Ashtu si njerëzit edhe qyteti i zemrës ,e ndjeu humbjen e djalit të saj .

Mjegull e errët zbriti në qytet atë natë …

Është i dhimbshëm fakti që humbëm një hero . Ëngjëlli me mantelin e bardhë është ngjitur për

të pushuar në paqe , në parajëen e tij të përjetshme .Tani jemi të sigurtë që ka dhe një “Zot “

tjetër atje lartë . Dr.Drini na dha një mësim të gjithëve se si mund të behesh “Zot “dhe nuk vdes

kurrë .

Ike Drini Dobi ike ,

si yll i bukur u fike …

Ç’hata që na bëri Zoti

na mbyti në dete loti !

Po ti ke një emër lumi ,

si i zë lumenjtë gjumi ?!

Ata rrjedhin pa pushuar,

në çdo orë janë zgjuar !

Ndaj dhe ti o zemërartë

zgjuar na shikon nga lartë,

buzëqeshur si gjithmonë ,

O Vigan i kohës sonë!

Mos na thuaj se ke ikur ,

mos na thuaj se je fikur.

Sa të ketë Bota jetë ,

Drinin këtu do ta ketë !

PREJ PROFESIONALIZMIT , SAKRIFICËS , HUMANIZMIT DHE MBËSHTETJES E INVESTIMIT QË

DR.DRINI DOBI I KUSHTOI , KY PAVION MERITON TE GDHENDET ME KËTË EMËR TË MADH !

 I PAHARRUAR DRINI DOBI !

 

Next Post
Luftën e fitoi ai që e humbi

Frrok Çupi: Protesta pa frymë dhe kauzë, pafajësinë shtetërore në vrasje e pagoi ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In