• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Silva Bino tregon si do të lajmërohen qytetarë kur t’iu vijë radha për t’u vaksinuar

by Ardit Rada
17/02/2021 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino reagoi në studion e Ditarit në A2 pas një postimi të presidentit Meta, i cili shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën e koronavirusit në vend, ku më pas akuzoi autoritetet se nuk kanë një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë.

Bino tha se plani për vaksinimin është i qartë dhe se ai është i detajuar me të gjithë numrat përkatës të kategorive që do të vaksinohen.

Ekspertja shtoi se plane të vegjël ose “mikroplane” janë përgatitur dhe për çdo bashki. Bino ndau lajmin se personave që do t’iu vijë radha për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes.

“Situata është kritike. Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar përforcimin e masave. Sepse që të japë efekt programi i vaksinimit do të duhet një farë kohe.

Kemi një plan kombëtar vaksinimi dhe një plan të përgatitur me numra përkatës, të personelit shëndetësor, të moshuarve, personave me probleme shëndetësore etj. Të gjitha numrat janë të gatshme në planin kombëtar të vaksinimit.

Në bazë të numrave kemi dhe mikroplanin për çdo bashki. Plani i vaksinimit mund të zhvillohet tek ambulanca e lagjes, në një qendër komunitare. Një qytetar do të lajmërohet nga mjeku i familjes kur t’i vijë radha për t’u vaksinuar”, tha Bino./a.p

Next Post
Rama: Nga sot në Tiranë filloi vaksinimi i mjekëve të Durrësit, Matit e Bulqizës paralelisht me të moshuarit

Rama: Nga sot në Tiranë filloi vaksinimi i mjekëve të Durrësit, Matit e Bulqizës paralelisht me të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com