• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Silluni si deputetë e jo si biznesmenë bastesh Z.Bode!

by A R
02/12/2015 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia/

Në komisionet parlamentare po diskutohet projektligji i ri për lojrat e fatit. Besoj se, veç atyre që janë te varur nga bixhozi, nuk ka shqiptar që të jetë kundër kufizimit të këtij biznesi që prodhon vetëm krim e maskarallëk. Ndër të tjera, drafti i qeverise parashikon që lokalet e basteve të mos jenë më afër se 200 metra nga shkollat, kishat dhe xhamitë. A do ta ndalojë kjo këtë epidemi? Padyshim që jo, por të paktën është një kufizim. Por ish ministri i financave Ridvan Bode, ka qene kunder, ai ka një tjetër hall: “A e dini ju se me këtë distancë që keni vendosur, në një qytetet që ka një kishë, dy xhami dhe dy shkolla i bie të mos ndërtohet asnjë nga këto”- tha z.Bode ne Komisionin e Ekonomise. Këtu z.Bode besoj e ka fjalën për qytetet e vegjël si psh Rrogozhina, Memaliaj, Laçi, Cërriku, Prrenjasi…, ku ka realisht nga dy shkolla, dy xhami, një kishë…. dhe nja 12 apo 22 lokale bastesh. Pra e keni fjalën për këto qytete, ku bastet dhe bixhozi në përgjithësi janë aktiviteti më i madh “social”, “kulturor” dhe “ekonomik”. Ku jetojnë edhe njerëzit më të varfër e më të dëshpëruar, e ku burrat shpresojnë se do të bëjnë prokopi duke bërë skedina lekët e përkrahjes sociale, e ku pasi lënë paratë, pinë dhe rrahin gratë ose vrasin vetën.

Hall i madh vertët ky Z.Bode! Po në mos pastë lokale bastesh në këto qyteza, a mendoni se ky është vërtet problemi që duhet tju preokupojë juve si ligjvënës?

Bode sqaron se kjo do të çojë në krijimin e monopoleve. Mund të jetë kështu vërtet. Por mendoj se halli më i madh duhet të jetë që këto qendra kanceri të shoqërisë të zvogëlohen. Po, të jenë edhe larg shkollave, ku nxënësit, paratë e sanduicit i bëjnë skedina. Në paste qytete me dy shkolla, një kishë e dy xhami, dhe që skanë asnjë dyqan bastesh, aq më mirë Z.Bode.

Besoj se detyra juaj është të mos mendoni si bzinemenë kur jeni në ato karrige, edhe pse shumica ose keni qenë ose jeni bërë të tillë, pra të mos merakoseni se kush do ta marrë monopolin e basteve, matrapazët e PS-së apo ata të PD-së, por të mendoni se pari se çfarë i bën mirë shoqërisë, kësaj shoqërie që është plagosur e masakruar nga të gjitha anët dhe që bixhozi është një nga ato që smundje që po e gërryen më keq se kanceri.

Të jesh në opozitë do të thotë të kundështosh qeverinë, por jo edhe kur diskutohet, të paktën, një ligj që synon të heqë një lopatë baltë nga gjirizi ku jemi zhytur.

Next Post

Dekriminalizimi/ Fleckenstein: Vetëm Bermuda e ka testin e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In