15 vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr.5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve. 15 vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi. Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin. Ditën e sotme edhe në media ai tha se djali tij sipas dëshmisë së shokëve është larguar pasi ai i kishte bërtitur që të sillej mirë.
Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet dhe i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.
/a.r