• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sillni dy kandidatë deri të dielën”/ Balla: Nëse emrat e opozitës s’përmbushin pritshmëritë, prishim marrëveshjen!

by Java News
20/05/2022 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se marrëveshja me opozitën do të prishet nëse 4 propozimet për kandidatë për president nuk përmbushin kriteret.

Në një konferencë për mediat Balla tha se negociatat për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, duhet të jenë të hapura.

“Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato 4 emrat ça ndodh? Ndaj them që ai dokument nuk pranohet i tëri, por parimi. parimi është që në të dy raundet do propozojë vetëm opozita. Unë kam thënë; formula është formula më e mirë për zgjedhjen e avokatit të Popullit. Opozita duhet të përzgjedhë kandidaturat, por jo presidenti. Nëse sjellin 4 emra që nuk përmbushin pritshmëritë për presidentin, do prishet marrëveshja. Ndaj kemi thënë se ky proces duhet të jetë proces më i lirë, negociatat duhet të jenë të hapura. Nëse gjejmë dakordësinë për një emër, ti e propozon. Nuk mund të thuash; zgjidh një nga këto 4 ose të denoncoj për prishjen e marrëveshjes. Fryma e dokumentit ishte që opozita të ketë propozim vetëm nga opozita. Le të vijnë me të 8-ta kandidaturat.”, tha Balla.

Balla-Alibeajt: Deri të dielën keni të drejtë të sillni dy emra kandidatësh për President. I qëndrojmë paktit!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po zhvillon sot një bashkëbisedim me gazetarët.

Balla gjatë fjalës së tij pohoi se PS është e hapur që të presë dy emra nga PD deri ditën e diel, pasi i takon asaj që të propozojë kandidatë në raundin e 2 dhe deri të 3.

Socialisti tha se PS i qëndron paktit për të cilin është folur me opozitën, pavarësisht se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se maxhoranca është tërhequr nga marrëveshja.

“Kolegu im i grupit parlamentar të PD, Alibeaj, nëse na kujtohet mirë, të gjithë keni qenë prezent bënë sallën ngjitur, ku dy ditë më parë kemi bërë një diskutim vijues, ku mendoj se duhet të jetë e qartë, PS, lidhur me propozimet që kanë ardhur nga PD për procesin, kemi rënë dakord me ato kritere dhe parakushte që ishin vënë aty, Janë kritere të përcaktuara nga Kushtetuta. Natyrshëm sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore; e drejta për të propozuar, por dakordësia ka qenë që në dy raundet që vijojnë, 2-3 PS nuk ka të drejtë të propozojë, do të propozojë vetëm opozita.

Nëse nuk është zgjedhur në këto raunde presidenti, ai do të zgjidhet në raundin e 4-5. Tjetra; ne kemi thënë që jemi të gatshëm që në këtë fazë të negociojmë emra. të tre grupet e opozitës mund të vijnë me emra, por duke thënë qartë që procesi të ruaj integritetin e tij. Duhet që kandidati, apo kandidatja të mbështetet vetëm me firmat e opozitës. Kemi bërë llogaritë se sa kandidatë mund të bëjnë opozita. Ata kanë mundësi që të bëjnë 2 propozime deri të dielën. Ne jemi të gatshëm që të ulemi, të flasim.

Dini gjë nëse dikush quhet kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma.? Jo! Ndaj them që nuk duhet të humbë asnjë rast dhe kandidati në raundin e dytë apo të tretë që do të garojë duhet të ketë vetëm firmën e opozitës.

Mendoj që duke thënë që deri në raundin e tretë kemi dakordësi, është pikërisht që pas raundit të tretë të kemi të drejtën për propozim, mendoj që fryma e atij dokumenti duhet të vlente deri në raundin e tretë dhe besoj me disa modifikime që ne i kemi diskutuar dhe fakti që grupe të tjera Parlamentare të opozitës kanë kuptuar atë që kemi kuptuar edhe ne flet qartë.

Por them që në kohë jemi, unë jam këtu dhe e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar komunikimin,. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes dhe opozita e ka mundësitë të sjellë emrat dhe të mos i çojë dëm raundet. Le të vijë edhe me më shumë emra, por ne duhet të dëgjohemi dhe nëse ti vë kusht.

Ne kemi mundësi të propozojmë tre kandidatura dhe nuk po propozojmë, por presim raundin e katërt, Pra ne jemi në përpjekje serioze për mos ti dhënë shqiptarëve një president jo të PS, pra fryma e Kushtetutës na imponon nevojën për konsensus.”, tha Balla./m.j

Next Post
Renditja/ Kush janë njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, “bie” nga froni Abramovich

Renditja/ Kush janë njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, "bie" nga froni Abramovich

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

8 vjedhje brenda 2 muajsh në Durrës, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 1, 2026
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy të rinjve, kërkojnë Urgjencë dhe ambulancë 24 orë

September 1, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Nga sot 30% më pak autobusë urbanë në Tiranë. Operatorët reduktojnë flotën

September 1, 2026
Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

Riatdhesimi i 5 shtetasve nga Siria, SHBA-të vlerësojnë Shqipërinë, ja reagimi i ambasadës

September 1, 2026
Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Grushte e të bërtitura, del VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

September 1, 2026
Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

Bekim Sejdiu kandidati për president? Reagon AAK: Nuk jemi pyetur, barrë e tyre politike

September 1, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Shqipëria thyen rekordin europian: 1 në 5 euro të ekonomisë shkon për ushqime

September 1, 2026
Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Atentati ndaj Agron Pukës, Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

September 1, 2026
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com