• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sill edhe shokun, fito 500 euro”, Britania godet bandat shqiptare të rrjeteve sociale

by A R
24/07/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrabandistët që ofrojnë garanci 100% për të dërguar emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe shoqëruar edhe me ofertën se kush e rekomandon te të tjerët punën e tyre fiton 500 euro janë në mesin e pothuajse 12 mijë reklamave që janë fshirë nga mediat sociale.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka rritur përpjekjet për të goditur bandat e organizuara që përdorin platformat online me qëllimin e vetëm për të rekrutuar emigrantë e për t’i kaluar për në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës.

Një nga strategjitë kryesore që ndiqnin kontrabandistët për të joshur emigrantët ishte përdorimi i rrjeteve sociale, si X, Tik Tok, YouTube, Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp. Strategjia e tyre mori hov në vitin 2021. Më pas agjencitë ligjzbatuese të Britanisë së Madhe në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve sociale, fshinë rreth 3,300 postime, faqe ose llogari deri në prill të vitit 2023, ndërsa deri në fund të qershorit të këtij viti janë hequr pothuajse 12 mijë.

Mesazhet e trafikantëve shqiptarë të emigrantëve ishin nga më të ndryshmet ku shoqëruar me imazhin e dy motorëve të një skafi e shprehshin shkoqur dhe në shqip: “Çojmë njerëz në Britaninë e madhe me skaf. Punë e mbaruar brenda 45 minutave”

“Kalim 100% i sigurt. Mos e humbisni këtë mundësi. Nisemi shpejt! Shkruani në privat” 

Një tjetër, që tregon hartën e veshur me një vijë të kuqe nga Shqipëria drejt e në Kanalin anglez, ofron “udhëtime 100% të garantuara me ne”, duke shtuar: “Sillni edhe shokun tuaj dhe fitoni 500 €”.

Por të tilla nuk gjen vetëm në gjuhën shqipe por edhe në pashto, gjuha zyrtare e Afganistanit ku thuhet se “E garantuar për Francën… Gjermaninë… Belgjikën… Londrën, me vullnetin e Zotit”

Dhe një tjetër në farsisht, që flitet në Iran, dhe Darsi, që flitet në Afganistan, reklamon viza Shengen “të garantuar” nga 750 euro, një vizë “pa garanci kthimi” nga 6,000 euro.

Udhëheqësi i NCA-së, Dan Barcroft, tha se “mediat sociale luajnë një rol kyç për mënyrën se si funksionojnë grupet e krimit të organizuar, kështu që këto kanë një efekt të drejtpërdrejtë në ndërprerjen e operacioneve dhe aktivitetit të tyre kriminal. Kemi parë rastet kur ata duhet të ndryshojnë taktikat e tyre dhe muajt e fundit kemi ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër individëve të dyshuar për personat që postojnë materiale të tilla”

Në prill, katër shtetas vietnamezë u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi të madh me autoritetet franceze ndaj kontrabandistëve që reklamonin në Facebook kalimet me gomone për në Britani.

Një shtetas irakian, i dyshuar gjithashtu për promovimin në mediat sociale për kalimin e emigrantëve  u arrestua dhe u akuzua në muajin maj.

“Kjo punë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi me fuqinë tonë për të goditur kriminelët që promovojnë paturpësisht bizneset e tyre të kontrabandës në internet dhe përdorin mediat sociale për të përfituar nga njerëzit në nevojë”, u shpreh  ministrja e Zyrës së Brendshme Dame Angela Eagle.

Kjo lëvizje e Britanisë së Madhe, vjen pasi Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper paralajmëroi se nivelet e larta të kalimeve me gomone nëpër Kanalin Anglez ka të ngjarë të vazhdojnë edhe gjatë verës, pasi shifrat e Home Office treguan se gati 1,500 emigrantë kaluan brenda një jave.

Ajo ka përcaktuar planet e qeverisë së re laburiste për të luftuar bandat e kontrabandës së njerëzve duke krijuar një Njësi Komandimi Kufitare dhe duke punuar më ngushtë me vendet evropiane.

Britania e Madhe ka gjasa të rishikojë sistemin e azilit si dhe heqjen e skemës që u bllokua nga qeveria e mëparshme për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë.

/a.r

Next Post
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

I nxehti afrikan në vend, meteorologia: Ulje të temperaturave për disa ditë, ja kur rriten sërish!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In