• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur të pranojmë marrëzinë e Ilir Metës!

by Mero Baze
10/06/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë po vrapojnë të flasin për pasojat që mund të prodhojë moszbatimi i aktit juridik të Ilir Metës nga KQZ dhe shumica në pushtet. Në të vërtetë, më e rëndësishme është të kuptosh, se çfarë pasojash do të kemi nëse e zbatojmë aktin e Ilir Metës.

E para, në Shqipëri do të instalohet precedenti, që çdo kush nga forcat e mëdha politike, normalisht opozitare, mund të thonë një ditë që nuk duan të hyjnë në zgjedhje dhe Presidenti përkatës duhet të anulojë datën e zgjedhjeve dhe ta lërë vendin në pritje të reflektimit të atyre që nuk duan zgjedhje.

E dyta, nëse ne pranojmë që kur një President ç’dekreton datën e zgjedhjeve (kjo është një kompetencë që nuk ekziston në asnjë Kushtetutë të botës) të zgjedhurit aktualë që presin të zëvendësohen, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet, atëhere ne mund të gjendemi përballë faktit që një parti në pushtet, konkretisht Edi Rama, refuzon të hyjë në zgjedhjet e vitit 2021, se nuk i pëlqen, dhe Presidenti duhet të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve dhe Edi Rama mund të rrijë pafundësisht kryeministër, derisa t’i mbushet mendja që mund të hyjë në zgjedhje.

E treta, nëse kërcënimi me luftë, ose konflikt civil, siç tha Presidenti, është arsye që demokracia duhet t’i hapë rrugë paligjshmërisë, atëhere ne do të instaojmë precedentin që në demokraci gjërat fitohen me luftë dhe jo me ligj. Dhe ky është fundi i një sistemi normal demokratik.

E katërta, nëse ne pranojmë që Presidenti të nxjerr akte juridike administrative, për të cilat nuk ka kompetencë, siç është anulimi i zgjedhjeve, mund të gjendemi përballë një realiteti të ri, ku Presidenti mund të fillojë të bëjë emërime, të shkrijë institucione, apo të shpikë institucione të reja, duke i argumentuar politikisht siç bëri sot për anulimin e supozuar të zgjedhjeve. Mos u ëudisni kur ai të thërrasë në takime Drejtorin e Doganave, atë të Policisë, apo të Kufirit dhe t’i shkarkojë se nuk i pëlqejnë.

E pesta, nëse KQZ nuk do ta konsideronte të pavlefshëm aktin juridik të Presidentit, që ai e quan “Dekret”, atëherë sipas nenit 111 të Kodit të Procedurës Administrative, këta zyrtarë mund të penalizohen, pasi kanë detyrim të konstatojnë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, kur ai është “Nul” dhe i pazbatueshëm. Pra KQZ penalizohet nëse hesht për aktin e Ilir Metës dhe jo nëse e hedh poshtë, ashtu siç bëri.

E gjashta, në kushtet kur Presidenti bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës, me vetëdije dhe për përfitime politike personale dhe familjare, mos shkarkimi i tij penalizon çdo deputet të Parlamentit, pasi bëhet bashkëfajtor në një shkelje Kushtetute të njohur botërisht. Në këtë aspekt, mocioni për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është detyrim i çdo deputeti të Parlamentit, që vendos të mbrojë kushtetutshmërinë e vendit.

E shtata, po keqpërdoret me qëllim dhe cinizëm, mungesa e përkohëshme e Gjykatës Kushtetuese. Në gjithë deklaratat e tij Ilir Meta e ka shprehur me cinizëm, se mungesa e Gjykatës Kushtetuese, është një përgjegjësi e shumicës (çka nuk është e vërtetë) dhe për këtë shkak ai ka lënë të kuptojë se mund të bëjë çfarë të dojë dhe atë nuk e shkarkojnë dot. Kjo ka ndodhur dhe në rastin e mos dekretimit të ministrave apo mos hapjes së garës për një institucion të Reformës në Drejtësi. Por nëse dhe shumica do të vepronte me këtë llogjikë, pra do të bënte dhe ajo akte të papërgjegjshme meqë mungon përkohësisht Gjykata Kushtetuese, atëhere ku do ankohej Ilir Meta sikur ta nxirnin nga zyra me policë dhe ai të mos kishte kohë të vriste veten si Allende?

Ka dhe shumë efekte të tjera të nivelit të dytë që shkatërrojnë deri në kapilarë sistemin demokratik, nëse pranojmë që një President, me qëllime të dukshme politike, u heq të drejtën 2 milionë votuesve, në pritje të një pazari të favorshëm për të. Por do të mjaftonin dhe këto, që nëse i hapet rrugë Ilir Metës, vendi të mos e marrë veten kurrë dhe të hyjmë në spiralen e një anarkie shtetërore, nga e cila as lufta nuk na nxjerr dot më.

Ndaj është më mirë të bëjmë betejë ligjore sot me një President që kërkon të çojë vendin në luftë, se sa të pastrojmë nesër Shqipërinë nga gërmadhat e një lufte për pushtet, që nuk do të mbarojë kurrë, nëse ne pranojmë këtë marrëzi të Ilir Metës.

Next Post
Bonucci paralajmëron Italinë: Kujdes, të martën rikthehet ai…

Bonucci paralajmëron Italinë: Kujdes, të martën rikthehet ai...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In