• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sikur të flisnin më pak, por të punonin shumë!

by
25/07/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni/

 Zonjës Jahjaga nuk është se i ka bërë shumë përshtypje kur e kanë ndërprerë në një emision televiziv të ZDF-së. Ajo ka vazhduar të thotë atë që ndjente e mendonte, pa konceptuar fare se ajo që i kërkohej ishte ndryshe dhe fare e thjeshtë:  pse ikin sot kosovarët?! Mbase nuk do të ishte temë për të shkruar, po të mos kujtosh se të gjithë liderët shqiptarë janë oratorë të zellshëm, por asnjëherë konkretë. Kjo e bënte Berishën të djersiste para BBC-së, ashtu si njësoj Rama, që përgjigjej me do të, në të njëjtin emision te “Hard Talk”.

Por, mjafton t’u shikosh gjestikulacionet pa zë në ekranin e Tv-së, kur shprehen për gjithçka e do të bindesh, se nuk kanë fare lidhje me realitetin. Ndërsa, kryeministri shqiptar Rama, fliste pafund për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe pse nuk na hapet dera evropiane, kancelarja gjermane i përgjigjej  fare shkurt: po ju ende ikni!!! Më keq shkonte me paraardhësin e tij: zoti Berisha jo vetëm që nuk kishte pauza, por i kishte kthyer ministrat e tij në mbledhjet e mesjavës, në të shushatur prej monologjeve t’veta.

 Është për t’u habitur sesa shpejt e lënë kinse modestinë e fillimit zyrtarët tanë dhe sesi menjëherë janë protagonistë të Tv-ve, pa kuptuar se janë bërë bezdisës. Jo për gjë tjetër, por për shkakun e thjeshtë se nuk kanë një përgjigje për zhvillimet e këqija të vendit, nivelin e papunësisë, eksodin e me radhë. Dhe, sigurisht, që nuk mund të kesh përgjigje kur je në ekranin e televizorit gjithë ditën si protagonist në retorikë.

Mbase do të ishin pak më të pëlqyeshëm, veç masës së servilave, që i miklojnë, ta braktisnin retorikën dhe t’i futeshin eksperiencës në terren, duke na lënë të qetë me konferencat dhe vendet ku vetëm japin direktiva. Është fare e thjeshtë, mjafton të flasin më pak dhe të punojnë pa u dukur. Kjo e fundit nuk të lë të flasësh kot, si i ndodhi zonjës Jahjaga dhe dikur Berishës, që i ndërpret dhe një…gazetar i zakonshëm prej retorikës boshe.

Next Post

A mos janë vetëm të bukur?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In