• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur liria jonë të ishte në dorë të Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë?

by Mero Baze
01/08/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Nuk besoj se do të kemi një Kod Penal si ky që është shkruar nga “ekspertët” e Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht alarmit që na shkakton të gjithëve, por e sigurt është që nuk kemi Ministri Drejtësie.
Madje kemi një ministër tinzar, i cili jo vetëm e prezantoi dhe mori autorësinë për projekt-Kodin e ri, por filloi t’i sulmonte nën brez të gjithë aktorët e tjerë të drejtësisë që u distancuan nga bashkëpunimi me të. Më flagrant ishte sulmi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm Olsi Çela, i cili i doli ballazi kundër gjithë përmbajtjes së Kodit dhe doktrinës së tij, duke distancuar institucionin e tij nga projekti. Fill pas kësaj, Ulsi Manja mbushi shtypin me një shkresë formale, ku një nëpunës i Prokurorisë kishte marrë njoftim para dy vitesh dhe kishte shprehur dakordësinë për bashkëpunim.

Në pamje të parë duket si një përpjekje në panik për të sulmuar “tradhtarin” e parë që doli hapur kundër, por në të vërtetë e gjithë kjo tregon një përpjekje tinzare për hartuar një Kod në fshehtësi, duke konsideruar si bashkëpunim një email të para dy viteve dërguar një zyrtari.
Pra në atë moment që Prokurori i Përgjithshëm doli kundër, Ministrit të Drejtësisë i ka punuar turri të hapë emailet, të gjejë një email të një nëpunësi të prokurorisë që i kanë dërguar letër dakordësimi para dy viteve dhe ta përdorë këtë për të “demaskuar” Prokurorin e Përgjithshëm që u distancua.

E njëjta frazeologji e rrumbullakosur u përdor dhe duke thënë që “na e ka kërkuar Bashkimi Evropian”, apo “është kërkesë e BE”, se po punohet me të gjitha institucionet etj.

Para disa ditësh kërkova që të bëhen publikë këta ekspertë anonimë që po punokan në emër të të gjithëve kur të gjithë janë kundër.

Sot thuajse të gjitha institucionet janë kundër. Përfshi dhe vetë Bashkimin Evropian. Kryeministri u distancua duke thënë që ende s’e ka prekur me dorë dhe se nuk do të kalojë një Kod që bie ndesh me parimet e Brukselit.
Dhe kemi arsye ta besojmë pasi në këtë rrugë ai nuk futet dot fshehurazi në BE, pasi do kalojë nga porta kryesore, pra do kontrollohet nga Bashkimi Evropian.

Kjo është dhe arsyeja që nuk do ta kemi Kod Penal këtë projekt-Kod.

Por ama fakti që Ministri i Drejtësisë është i qartë për çfarë ka bërë, dhe që në mënyrë tinzare përpiqet të mbrojë ata pavarësisht permbajtjes  mediokre, te lig, dhe kundër çdo lirie njerëzore, duke u përpjekur të inkriminojë dhe aktorë të tjerë të institucioneve të drejtësisë, madje dhe vetë Bashkimin Evropian, tregon se predispozicioni politik është në frymën e projektit dhe jo të Kodit evropian që me siguri një ditë do ta kemi. Pra duam apo s’duam ne, tinzaria e Ulsiut në këtë rast, nuk përfaqëson një projekt aksidental, por një test se deri ku mund të shkohet.

Tani u bë e qartë që atë projekt nuk e pranon as Bashkimi Evropian, as institucionet e drejtësisë në Shqipëri, as shoqëria civile, as mendimi kritik intelektual në vend, as opozita, madje madje dhe qeveria mbajti distancë. Nga kjo pikëpamje ky është një rast, kur Ulsiu nuk na bën dot dëm, pasi nuk është në dorë të tij, por të shumë aktorëve të tjerë.

Por mendoni një moment sikur liria juaj të ishte në dorë të Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë? Do na dukej Haxhi Lleshi si George Washington-i krahasuar me pasardhësit e tij dibranë që u kemi besuar “drejtësinë e re”.

Next Post
Trajektorja e krimeve kibernetike, një shqetësim i shtuar për Policinë shqiptare

Trajektorja e krimeve kibernetike, një shqetësim i shtuar për Policinë shqiptare

Comments 2

  1. A mgjun, a tgjuj ? says:
    7 months ago

    Bukur e mbyll Mero Baze……. “ Por mendoni një moment sikur liria juaj të ishte në dorë të Ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë? Do na dukej Haxhi Lleshi si George Washington-i krahasuar me pasardhësit e tij dibranë që u kemi besuar “drejtësinë e re”
    ………dhe mos të harrojmë, se edhe Dumani është një katundar Dibre, i rrahur që kulish nga Sali Berisha, apo i rekrutuar qysh herët nga SHIKU i Dibranit tjetër, Gazidede, dhe i vënë në sherbim të inteligjencës private të Sali Berishes……që dikur drejtohej në ilegalitet nga Gjergj Lezhja që tashmë edhe ky është bërë për rahmet.

    Reply
  2. Kokë a Pil says:
    7 months ago

    Në se do të miratohet ky kod penal i Ulsi Manjes dhe Altin Dumanit (këta janë hartuesit e vërtetë), atehere çdo komentues si puna e jonë, është i rrezikuar nga SPAK, duke na futur në burg për ……. si ti dojë trapi altinve, olsave apo bekçinjëve të tjerë spakistë.
    Ky paça (vure) kod, do të nxirrte një produkt që bie erë dhe do të ishte e përbërë nga koka e derrit (Altin Dumani) me kokën e krriçit (Ulsi Manja), që siç po duken, të dy janë vegla “në hije” të Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

February 13, 2026
Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

February 13, 2026
Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

February 13, 2026
U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In