• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur këtë Klintonin të mos e kishte sjellë Edi Rama…!

by Pëllumb Kulla
05/07/2023 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Është e kotë të mundohesh të kundërshtosh një ushtri të tërë smirëzinjsh politikanë dhe analistësh llafollogë! E kotë t’u drejtosh vëmendjen mbi bukurinë dhe dobinë shpirtërore për të sjellë në truallin shqiptar figura legjendare të historisë botërore, sikurse Presidenti amerikan Bill Klinton! Aq më tepër një personalitet madhor, që meriton mirënjohjen e gjithë shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që e kanë moment jetik lumturie dhe frymëzimi shtrëngimin e dorës, prekjen e magjishme të këtij heroi mirëbërës.
Kundërshtarët e kryeministrit Rama do të kishin dhënë tërë të mirat që ata zotërojnë përmbi këtë planet, vetëm ta kishin arritur ata ta bënin realitet këtë vizitë të heroit të viseve  arbërore!
Për shumë arsye ata nuk e bëjnë dot një vepër të tillë.
Prandaj përvëloheshin nga dëshira që as Rama të mos e
bënte.
Për kët’ arsye ata tregojnë dhe komentojnë ato përralla që duan ata të kenë ndodhur nën rrogoz. Dhe gjynahqarët i tregojnë si të ndodhura: pagesat shumëmilionëshe për sjelljen në Tiranë të mysafirit të lartë!
Kjo fantazi e shfaqur kështu është turp i tyre. Është një përgojim i mjerë, i pafaktuar që errëson dhe madhështinë e luftës së tij në vitin1999.
As edhe çlirimi i Kosovës nuk u duhej këtyre plehrave!
Mjaft që Klintoni të mos kishte zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit!’
Madhështinë, bukurinë shpirtërore të popullit kosovar, që qysh prej 20 e ca vjetësh, në shenjë të një mirënjohjeje të pa ndohtur nga politika, po vijon vit për vit dhe u ve emrat e familjes Klinton bebeve kosovare, këta e mallkojnë! Edhe këtë gjest kombëtar të madhërishëm ata e dëshirojnë të mos kishte ndodhur! Në vend të këtij gjesti, ata do të dëshironin atë çekun shumëmilionësh, që mbase Sorosi apo kryeministri t’i kishin paguar mysafirit historik.
Po a ka çek, sadomilionësh të jetë, që të barazohet me publikimin faqe botës mbarë, të ekzistencës dhe bile pranisë të atyre Klintonëve dhe Hillarive shqiptare që pamë?!
Këta, të verbër fatkeqë, gjithë atë mbrëmje të ndritshme e quajnë një shou të Edi Ramës!… Dhe harrojnë se atë mbrëmje Rama vetëm sa bëri Korrjen e asaj Mbjellje të madhe të prindërve mirënjohës kosovarë.
Nuk ua vuri Rama emrat atyre fëmijëve të bukur, që përlotën Presidentin e madh Bill Clinton!
Rama veçse ideoi ardhjen e tyre. Por qoftë edhe i Ramës, shou! Ka gjëra më të bukura se të tillë shou prekës dhe frymzues?! Si mund të përdoret fjala “shou” për të mallkuar?!
Këta ëndërrimtarë të uritur për pushtet, edhe sikur ta shihnin atë që u  ka zënë vendin që ëndërrojnë, që ai të hidhej në zjarr për një të mirë  përgjithshme,  përsëri do të ulërinin në korr:
“Shou! Shou! Shou!”
M’u kujtuan radhonjtë e humorit popullor, kur përgatisja dikur një shfaqje humoristike. Aty bëhej fjalë për një mbledhje  te rrapi, ku pleqësohej sjellja e ujit në fshat. Një burrë i mentshëm dha një mendje, që u pëlqye por kryeplaku i fshatit, i rrethuar nga lepepeqet  e tij, ia priti: “I mirë është ai mejtim, por atë duhej ta kisha dhënë û… Qymqë e dhe ti, nuk bënet!”
Edhe unë dua t’I them Edi Ramës që nuk më le të ngre kokë: “I mirë ishte ay mejtimi që dhe në mes të Beogradit, kur i shtyte serbët të njohin Kosovën, Por duhej ta kisha dhënë û”!…. E mirë ishte dhe ajo sjellja që u bëre eshtrave të Mit’hat Frashërit,  Ti, bile bëre ferk,  se na dogje kartat, se ti je në krye të asaj partie që e quajmë trashëgimtare të… Mirë bëre, por  duhet ta kisha bërë û, që me vendim të KQ u caktova të jem në krye të të djathtës nacionaliste… Qymqë e bëre ti, do të urdhëroj tërë të djathtët e mi, të mos vijnë asnjëri në ceremoninë e eshtrave…eshtrave… “ Se ti Edi Rama, bën shou! Unë  vetë, shou nuk bëj. Kurrë! Nuk bëjmë shou, ne! Bile ne nuk bëjmë asgjë. Asgjë! Kjo është në të mirë të popullit shqiptar! Jemi patriotë, ne! Jo si ti, që do qe të dukesh!

Next Post
“Takim me republikanët e SHBA-së”, Evi Kokalari njofton takimin për zyrtarizimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare

Berisha quan fitore humbjen e 14 majit: Rikthimi im ishte spektakolar, mora 500 mijë vota pa harxhuar një qindarkë dhe pa pasur vulë e logo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In