• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur gjithë shqiptarët të sillen si shkodranët e Voltanës!

by Mero Baze
20/06/2019 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Shkodër po ndodh një skenar i shëmtuar, që i shkon portretit të Voltana Ademit, por jo Shkodrës. Një tufë cubash me rrogë shteti, kanë bllokuar pedonalen e qytetit me qëllim që të konfrontohen me mbështetësit e Partisë Socialiste që kanë takimin e tyre elektoral.

Skena të tilla të ngjashme, Shqipëria ka parë vetëm me “Shoqatën e Enverit” në vitin 1991, por dhe ata i bënin protestat pasi iknin kundërshtarët e tyre.

Konfrontim fizik për të prishur mitingun e një force poltike, në Shqipëri nuk ka pasur pas vitit 1991, kur Partia e Punës bëri anti-miting në Tropojë, Burrel dhe disa qytete të tjera periferike. Nuk ka pasur qysh kur Shqipëria pranoi pluralizmin dhe vendosi të pranojë dhe kundërshtarët politikë.

Ajo që po ndodh sot në Shkodër është një provokim i ndyrë i një pakice, e cila nuk është as shumicë politike në Shkodër. Partia Demokratike e ka humbur Shkodrën në vitin 2013 kur ishte në pushtet dhe vazhdon ta humbasë si qark. Dhe sikur policia t’i lejojë ata cuba të përleshen me vëllezërit e tyre, nuk di si do ndihet ajo fytyrë e zezë që udhëheq disa mercenerë drejt përgjakjes.

Mendësia enveriste që tenton të përfaqësojë Shkodrën duke I imponuar shëmtinë e një dhune në formë Voltane, nëse do të imitohej nga qytetet e tjera të Shqipërisë, do t’i binte që Luzlim Basha të mos dilte as nga dera e pallatit..

Sikur Vlora të imitonte Shkodën, Lulzim Basha do mbetej në Mifol dhe sikur Tepelena apo Gjirokastra të imitonin një të qindën e saj, Lulzim Basha nuk shkonte dot as tek shtëpi e vjehrrit se e ka dhe në hipotekë të tij.

Por Shqipëria për fat të mirë nuk ka rënë në nivelin e Voltanës dhe nuk duket ende e shëmtuar.

As Shkodra nuk është Voltana.

Voltana pëfaqëson ata 100 vetë të paguar në bulevard, që tentojnë të diktojnë se kush ka të drejtë të bëjë miting në një qytet.

Sikur me mendësinë e Voltanës sot të ishin gjithë shqiptarët, lufta civile do të ndizej për 5 minuta, dhe shqiptarët do vriteshin me njëri tjetrin për Edi Ramën, apo Sali Berishën, pasi i vuri shkrepsen Ilir Meta.

Por për fat Shqipëria është e bukur, se nuk është si Voltana.

Precedenti për të sulmuar kundërshtarin në një qytet me cuba të paguar, është papërgjegjësia më e madhe që sot Ilir Meta ja ka varë si gur të rëndë në qafë Shqipërisë, për ta mbytur atë me shpresë se shpëton vetë. Ky gur herë e ka emrin Voltanë e herë Azgan, po është gjithnjë i njëjti, një tufë idiotësh “dumbabistë”, që mendojnë se duke ndezur zjarrin e një përplasje civile, ata do të jenë heronjtë e saj.

Në fakt ata do të jenë viktimat e saj, të keqpërdorurit e saj dhe në fund të përbuzurit e saj. Do të jenë ata që do të mohohen dhe nga Sali Berisha, dhe nga Ilir Meta apo Lulzim Basha, sapo të ndreqin punët e tyre.

Shkodra do jetojë gjatë dhe në historinë e saj, ky gjest i shëmtuar si çdo gjë tjetër e shëmtuar, do të mbajë emrin e Voltanës.

Shkodra që i ka dhënë Shqipërisë kolosët e kulturës dhe emancipimit kombëtar, shëmtira të tilla, i ka pjesë të jashtëqitjes së saj, po jo të historisë së saj.

Shqipëria apo ashtu.

Voltana Ademi kërkon të bëhet promotore e nxitjes luftës civile në Shqipëri, me shrpesë se do imitohet nga gjithë qytetet shqiptare. Nëse do të çmendej Shqipëria dhe do të imitonte Voltanën, PD do të fshihej nga gjeografia politike për 24 orë. Por Shqipëria nuk adhuron Voltanën për këtë që bën. Shqipëria e pështyn mbi Voltanën. Dhe i vjen keq për pështymën, kur shikon mbi çfarë fytyre bie.

Next Post
Shkodra nga ajri / Pjesëmarrja në protestën e PD gjatë fjalimit të Ramës

Shkodra nga ajri / Pjesëmarrja në protestën e PD gjatë fjalimit të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”/ Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

March 22, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

Arrestohet 35-vjeçari në Vlorë, policia i gjen në banesë fishekë dhe tritol

March 22, 2026
Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

Helikopteri i Katarit rrëzohet në det, gjashtë të vdekur dhe një i zhdukur

March 22, 2026
Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

March 22, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

March 22, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In