• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur Florjan Binaj të ishte kandidat kundër Berishës?!

by Java News
24/10/2025 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dashnor Sula 

E imagjinoni dot sikur Florian Binajn të dilte kandidat i pavarur kundër Sali Berishës? Jo në listën e tij, por përballë tij. Të kishte dalë për shembull nën siglën e Shqipëria Bëhet apo edhe të Partisë Socialiste (meqë ka qene afër figurave të rëndësishme të PS). A do të ishte i njëjti qëndrim karshi Binajt apo e gjithë retorika e “pavarësisë” do të kthehej në “armiqësi”.

Në ka një gjë për të cilën shquhet kryetari i ish-shoqërisë aksionere që është kthyer në kioskë, është etiketimi që i bën kundërshtarëve. Në këte kontekst edhe Binajn nuk do ta linte pa “kurorë”.
Një ditë do ta quante “kopjen e diktatorit”, tjetrën picashpërndarësin e Veliajt”, e ndoshta “fytyrën që i bënte PR milionave të vjedhura”, për rolin që dikur kishte pranë Ramës dhe Veliajt. Një ditë tjetër do sillte kujtimet e së shkuarës dhe do e shpallte “aktorin e Narkoshtetit”, “pengun e Ramës”.
Për kryetarin e SHA-së së dikurshme të shndërruar në kioskë të vogël, kush nuk është me të, është peng dhe kush është kundër tij, është tradhtar dhe armik i egër i demokracisë.

Në ndonjë studio televizive, ndoshta do e akuzonin edhe për protestat civile ku ai ka marrë pjesë, si “i shitur”, “i përdorur”, “i komanduar nga lart”.
Në një realitet të tillë, Sali Berisha do të gjente çdo mënyrë për ta gozhduar. Ai do ta kthente aktorin në armik, humorin në propagandë, ironinë në mëkat. Do ta bënte me atë mjeshtëri që e njeh vetëm ai: Duke e veshur me gjuhën e “parimeve”, por duke goditur me shpatën e mllefit.
Por ja paradoksi: Flori Binaj nuk është kundër Berishës.
Ai është pjesë e një skeme që, më shumë se e frymëzuar nga pavarësia, duket e ndërtuar për mbijetesë politike.

Prandaj lind pyetja: si arriti ta bindë Berishën, njeriun që nuk i është nënshtruar as Amerikës, as kohës, as askujt tjetër, që të pranojë një figurë si Flor Binaj?
A është kjo pavarësi e Binajt, apo dobësi e Berishës?
Po të ishte e kundërta, po të ishte Flori përballë tij, Doktorit nuk do t’i duhej shumë për ta “zbërthyer”.

Do mjaftonte një fjalim,y një gjest, një shenjë me gisht, dhe turma do e kishte bërë copë në rrjete sociale: “aktori i Ramës”, “shoku i Veliajt”, “vegla e Sorosit”.
Nëse Flor Binaj do të guxonte të dilte përballë tij, nuk do ta shpëtonte as “pavarësia”, as “kauzat”. Edhe tani që ka pranuar të jetë kandidaturë e “pavarur”, vetëm se tha se në fushatë do jetë pa kryetarin e PD-së, iu lëshuan disa “mendimtarë opozitarë”

Koha politike ka treguar se Berisha nuk njeh kundërshtarë, njeh vetëm armiq.
Prandaj ndoshta edhe Florit i ka shkuar për mbarë kjo marrëveshje e heshtur: më mirë në krah të një Berishe që të përdor, sesa një Berishe që të zhduk politikisht.  Në fund të fundit, politika shqiptare nuk i do të pavarurit, i do të përkulurit. Ndoshta, në këtë rast, nuk është Flor Binaj ai që e ka bindur Berishën, por është Berisha që e ka bindur Binajn se në këtë vend, pavarësia nuk shpërblehet, por dënohet. 

 

 

 

 

Next Post
(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In