• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur drejtësia të kishte vepruar për dosjen Berisha…

by Mero Baze
20/08/2022 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati që po provokon përjashtimi nga jeta politike e personave “a non grata” shpallur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore për politikanët shqiptarë, do të kishte tone të tjera tani sikur drejtësia shqiptare të kishte vepruar ndaj Sali Berishës.

Shpallja e tij “a non grata” nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe bazohet në një seri faktesh të njohur publikisht dhe të verifikuara nga dy shtetet më të mëdha të botës që e lidhin atë me minimin e demokracisë, me korrupsionin madhor së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe me shantazhimin e sistemit të drejtësisë për të mos vepruar kundër tyre.

Por tani debati është nëse ja vlen që ky njeri të përjashtohet nga politika, për shkak të statusit “a non grata” që ka nga dy vendet më të rëndësime të Perëndimit?

Përjashtimi nga jeta politike për një politikan të nivelit të lart që është përjashtuar nga mundësia per të udhëtuar në SHBA apo Britani të Madhe, është e përshkruar në ligjin për dekriminalizimin që vet Berisha e ka votuar, per politikanë që zbohen nga një vend perëndimor ose u refuzohet viza prej tyre. Në këtë rast thjesht statusi “a nomn grata” njehsohet me akt e zbimit nga vendi apo refuzimit të hyrjes në një vend, çka është e njëjta gjë.

Por ky interpretim që tani ka ngjallur shumë debat, nuk do të binte në sy fare nëse drejtësia do të merrej me Sali Berishën dhe të hetonte dosjet e tij 30 vjeçare, që gjenden dhe në sirtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Nëse ndaj tij drejtësia do të fillonte të vepronte, ne sot do të debatonim mbi krimet e Sali Berishës dhe jo mbi alibitë e tij. Aq më pak mbi kërcënimet e tij nëse e nxjerrin jashtë ligjit si politikan.

Arsyeja pse sot bëhet zhurme per përjashtimin e mundshëm të Berishës në Shtator, nuk ka të bëj me ndonjë shpikje, pasi SHBA e kërkoi këtë gjë qysh para zgjedhjeve të 25 prillit, që të bënin këtë interpretim të ligjit. Zhurma vjen nga fakti se është hera e parë që Berisha po preket nga drejtësia dhe janë shumë të çuditur që drejtësia do të prek imunitetin e tij.

Por për turpin tonë dhe natyrisht mbi të gjitha për turpin e drejtësisë, Berisha po preket nga një ligj special dhe jo nga drejtësia normale, e cila tanimë duhet të kishte mbaruar punë me të. Nuk po i përsëris rastet e pastra të mundësisë për hetim gjykim dhe ndëshkim të tij, por rastin e humbur të drejtësisë së re që të mos çonte dëm investimin ndërkombëtar që u bë për të pastruar politikën nga lidhjet kriminale, ku rasti Berisha është monument i lidhjes së politikës me krimin.

Sikur drejtësia e re të kishte bërë detyrën, sot ky ligji special do kishte kuptim më shumë për politikanët e tjerë “ a non grata” se sa për Berishën, pasi për të do të flitej për vepra penale konkrete. Por meqë drejtësia nuk bëri dhe nuk po bën asgjë, politika po bën një hap të dytë për vetëpastrim, duke shkaktuar zhurmë ngaqë ky hap prek Sali Berishën. Është zhurmë nga thyerja e mitit të një njeriu të paprekshëm, i cili po provon një nga akuzat më të rënda që i ka bërë SHBA, shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Zbythja e drejtësisë para tij, provon se ai vazhdon të jetë shantazhuesi i saj.

Next Post
Dy shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit, një prej tyre në gjendje të rëndë

Dy shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit, një prej tyre në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In