• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur çdo grua, të kishte vaskë për macet Monika?

by Artur Ajazi
09/07/2020 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Monika Kryemadhi, akoma nuk është e qartë, dhe nuk po ndjehet rehatë në oborrin e SHQUP-it, por kjo nuk e ka ndaluar të mbledhë herë pas here në tryeza të rrumbullakëta gratë, që sipas saj “janë shtylla e shoqërisë”. Edhe dje Monika ka mbledhur gratë e Njësisë nr 7 në Tiranë, dhe u ka folur mbi “situatën politike, ekonomike, koronavirusin, qeverisjen, korrupsionin, zgjedhjet e reja”, dhe ka kërkuar të bashkëbisedojë edhe për problemet ditës. Sipas saj “gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre”.

Zonja Monikë, kishte mbledhur gra të moshave dhe profesioneve të ndryshme, por gjithmonë duke e ditur se asnjëra prej tyre, nuk ka një vaskë për macet. Zonja Monikë, kishte mbledhur dhe mbledh vazhdimisht , gra dhe vajza, të cilave u “qan hallin” se “janë të papuna, se dhunohen, se nuk kanë barazi me burrin, se nuk përkrahen nga shteti” dhe lloj-lloj merakesh të tjera. Zonja Monikë, asnjëra prej atyre që ti takon dhe fton në “mbledhje” forumi apo partie, nuk është aq e pasur sa ti, nuk është aq e përkëdhelur sa ti, nuk ka bredhur nëpër botë sa ti, dhe nuk ka aq të drejta dhe para sa ti. Deri këtu, pabarazia është më shumë se flagrante. Zonja Monikë, asnjëra prej atyre grave që ti mbledh në njësitë e Tiranës apo të rretheve, nuk ka veshjen aq të kushtueshme sa ti, nuk ka çantë aq të shtrenjtë sa ti, nuk ka makinë aq luksoze sa ti, dhe nuk jeton me një taborrë shërbyesesh sa ti. Sërish deri këtu, pabarazia është mëse flagrante. Natyrisht ka edhe shumë gjëra të tjera, që ti i ke, dhe ato të shkreta nuk i kanë, ndaj kur vendos ti ftosh, dhe tu flasësh mbi “situatën politike, pabarazinë pasurore mes tyre dhe qeveritarëve, dhunimin e të drejtave”, dhe për më tepër tu shpalosësh atyre “programin e LSI për fuqizimin ekonomik”, thuaju si je bërë kaq e pasur, ndoshta do të ishte mirë ti tregoje një “version” nga vetja.

Zonja Monikë, fushata elektorale megjithëse është akoma larg, duket se ju dhe partia juaj, nuk po e gjeni akoma rrugicën e ngushtë, që të nxjerr në rrugën e madhe. E kuptoj se ti je e dyzuar, mban shpresë se, “Rama do të bjerë”, ose “Rama do të fitojë”, dhe në të dyja rastet, nuk po arrin të gjesh rrugën e afrimit. Por kësaj here, është mundim i kotë zonja Monikë, pasi Edi Rama do ti fitojë zgjedhjet, do ta marrë edhe mandatin e tretë, dhe jo vetëm pa “ndihmën” tuaj, por edhe pa u afruar në asnjë moment me ju. Këto zgjedhje zonja Monikë, do t’ju tregojnë juve, dhe atyre që mbajnë shpresa tek “koalicionet e fitores”, se sa vleni, edhe pse keni pasuri të madhe. Këto zgjedhje zonja Monikë, do të jenë më shumë se zhgënjyese për ju të LSI-së, edhe për faktin sepse do të jenë pikërisht këto gra dhe vajza, ata djem dhe burra, që ju ftoni në tryezat tuaja, që do të votojnë kundër jush.

Kjo për të faktin, sepse ju kurrë nuk keni ditur të bëni fushatë të sinqertë, nuk keni ditur të fitoni, dhe nuk keni ditur të zgjidhni mikun e duhur në politikë. Për ju zonja Monikë, e rëndësishme ishte, është, dhe mbetet kacavjerrja drejt pushteti. Ju si mparti, nuk keni ngjyrë, flamur, program, ide, ju nuk keni as aleatë, pasi ju keni vetëm etje të madhe për pushtet dhe para.

Next Post
Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

Rama i detyruar të orientojë Opozitën e hallakatur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In