• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikleti i Sali Berishës nga projektligji i PD për dekomunistizimin

by Mero Baze
29/08/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Disa nisma ligjore të parlajëmruara në Kuvend, duket se po vënë në provë falsitetin e antikomunizimit 30 vjeçar të Sali Berishës. Nisma e parë ka të bëj me ndryshimet ligjore që ka kërkuar Autoriteti i Dosjeve me qëllim që ti lejohet të bëj kërkime rreth personave të cilët kanë marrë një herë një dëshmi nga Autoriteti i dosjeve. Sipas një amendamenti të propozuar nga LSI më 2015, një person që ka marrë certifikatën nga Komisioni Mezini apo nga Komisioni Bezhani nuk mund të rikontrollohet.

Kjo pengesë kërkohet të hiqet pasi në kushtet e reja mundësitë për hetim të plotë të figurave që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit është shumë me e madhe.
Paralelisht me propozimet e Autoritetit të Dosjeve Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibej ka bërë gati një projekt që i jep të drejt të plot Autoritetit të Dosjeve të bëj kërkime për çdo individ që ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit duke propozuar po ashtu një lustracion të thellë për ta sa i përket karrierës në institucione zyrtare dhe jetën politike.  Qëndrimi ndaj propozimit te Alibej nga shumica në pushtet dhe dy fraksionet opozitare, ai i Berishës dhe Metës do të vërë në provë falsitetin e retorikës antikomuniste të opozitës.

Për Ilir Metën nuk mund të presim që ti mbështes projektligjet, pasi është e qartë se ai e përjeton që hartuesit e ligjit kanë pasur parasysh edhe atë, kur e kanë hartuar, edhe pse projektligji ka një rëndësi shumë më të madhe për dekomunistizimin e shoqërisë. Dhe për hirë të së vërtetës Ilir Meta pavarësisht përpjekjeve për tu dukur dhe i djathtë, e vetmja gjë që ka si identitet është respekti që ka dëshmuar për zyrtarët e Lart të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunimin me ta.  Pra nuk mund ti vësh faj që e adhuron Sigurimin e Shtetit, edhe sikur të mos ishte bashkëpunëtor.  Prova është për Sali Berishën.

Ky i fundit e ka përdorur përpjekjet e tij për lsutracion në vite, që nga viti 995, për të goditur kundërshtarë politikë, dhe për të pastruar fushën përballë. Në disa raste dhe ja ka dal. Në vitin 1996 nxori nga zgjedhjet gjithë Kryesinë e Partisë socialiste, madje dhe Kastriot Islamin, pasi e quajti kryetar të Kuvendit të parë dominuar nga Parti e Punës.

Edhe më 2008 e përdori për të goditur disa anëtarë gjykate dhe prokurorë që kishin në duar dosjet e djalit të tij.
Tani është përballë sfidës të pranojë një projektligj më të strukturuar, më të përputhur me ligjin kushtetues por dhe më të thellë s ai përket lustracionit, propozuar nga Alibej.

Qëndrimi i tij i deritanishëm është qartazi kundër kësaj iniciative të cilën e konsideron “bashkëpunim” me Edi Ramën. Në fakt ai “bashkëpunim me Edi Ramën” është gati të quaj dhe sikur Alibej të vras me pistoletë në parlament Edi Ramën. Prap do thotë e vrau në marrëveshje me Edi Ramën, ndaj nuk duhet marrë seriozisht. Ajo që duhet marrë seriozisht është refuzimi i tij për një ligj që kërkon dekomunistizimin e shoqërisë.
Ashtu siç i ka bërë vet këto ligje në vite për të ndëshkuar kundërshtarë dhe refuzimin e ka po për të njëjtën arsye, për të mbrojtur aleatë të tij.

Kultura e tij politike bolshevike nuk pranon që ligji duhet bërë për të gjithë, por do të dij për cilin person është bërë. Dhe vetëm për këtë shkak e voton ose refuzon. Siç po sillet dhe me këtë projektligj, që mund të largoj Ilir Metën nga politika. Edhe pse ky vet e ka akuzar iu pari dikur që ka qenë bashkëpunëtorë sigurimi.

Next Post
Misteri i ekzekutimit/ Gjendet i vdekur zyrtari i emëruar nga Rusia në Hersonin e pushtuar

Misteri i ekzekutimit/ Gjendet i vdekur zyrtari i emëruar nga Rusia në Hersonin e pushtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In