• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguruesit, Bonus jo, Malus po!

by Shpëtim Luku
30/07/2021 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ligji përmban disa risi të rëndësishme, mes të cilave edhe mundësinë e përdorimit të sistemit bonus-malus nga shoqëritë e sigurimit. Por nuk ka karakter detyrues për këto kompani, të cilat nëse do të dëshironin mund ta zbatonin sistemin bonus-malus edhe përpara këtij ligji. Pavarësisht se specialistët e fushës e ngrejnë në qiell këtë zhvillim, duket se në kushtet ku ndodhet tregu i sigurimeve në Shqipëri mungon vullneti prej kompanive për ta zbatuar atë. Ndonëse ajo është një pritshmëri e konsumatorit, pse jo, edhe një premtim i kompanive të sigurimit, të cilët jo pak herë i janë referuar këtij sistemi si një ndryshim i madh që do ndodhë, si një reformë e madhe e ndëmarrë ne tregun e sigurimeve.

Pavarësisht se disa mund ta konsiderojnë paragjykim  këtë që po them, janë disa arsye mbi të cilat mbështetet parashikimi im. Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vite që është “ngrirë”. Së pari sa i takon numrit të kompanive që operojnë në treg. Zyrtarisht janë 8 kompani që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor, por duke llogaritur që Eurosig dhe Insig kanë të njëjtin pronar, e po kështu edhe SIGMA dhe Interalbanian janë pronë e Vienna Insurance Group, duket se numri real i kompanive është vetëm 6. Në një kohë që në Kosovë, që është një treg, pak më i vogël se Shqipëria, tregu i sigurimeve ka 15 kompani.

Së dyti, kompanitë shqiptarë e kanë likujduar mes vetes konkurëncën përsa i takon sigurimit të detyrueshëm, që është edhe krijuesi kryesor i buxhetit të kompanive siguruese. Prej disa vitesh kompanitë kanë caktuar dhe janë pajtuar me një hierarki të caktuar sa i takon këtij lloj sigurimi. Kjo hierarki është caktuar me qëllim që të eleminohet dukuria negative e shitjes së policave të sigurimit me cmime qesharake, sikundër ndodhte përpara  se të bëhej “marrëveshja”. Një policë sigurimi e asaj kohe arriti të shitej në cmime që nuk përballonin dot as shpenzimet operative të kompanive. Për pagim dëmesh as që bëhej fjalë, ndaj disa kompani ekspozoheshin qartë nëpërmjet këtij treguesi si subjekte që thjesht shisnin letra dhe aspak premtim dëmshpërblimi, sikurse është funksioni themelor i një kompanie sigurimi.

Duke përcaktuar në mënyrë konsensuale një tarifë police të sigurimit të detyrueshëm-18 mijë lekë- si dhe duke u pajtuar gjithsecila kompani me atë pjesë të tregut kur u bë ky përcaktim, situata duket se ka ndryshuar disi për mirë, por jo ashtu sikurse duhet. Dhe arsyeja se pse sërish tregu i sigurimeve nuk është ashtu sikurse duhet lidhet sërish me nivelin se ku ndodhet polica e sigurimit. “Shqiptarët me cmime të policave të sigurimit si në Afrikë duan dëmshpërblime si në Europë”-thotë Avni Ponari, drejtuesi i kompanisë SIGAL UNICA Group Austria dhe një prej personazheve më aktiv nga bota e sigurimeve. Vetë SIGAL, ka pak vite që e zbaton një lloj sistemi bonus-malus, duke i bashkangjitur policës së sigurimit të mjetit motorik edhe një policë sigurimi minikasko. Dhe që vetëm për 6-mujorin e parë të vitit 2021 i ka kushtuar kësaj kompanie rreth 400 milionë lekë nga dëmshpërblimet e përfituara nga ky lloj sigurimi. Por problemi është se ky sistem duhet zbatuar nga të gjithë.

Shkaku kryesor është pra niveli aktual i tarifës së policës së sigurimit motorrik, i cili me sa duket nuk eshte në atë masë që duhet të jetë, sipas aktorëve të tregut. Në mënyrë që të gjitha kompanitë e sigurimit të përmbushin detyrimet ligjore, të përballojnë shpenzimet e tyre e ndërkohë të përmbushin edhe detyrimet ndaj konsumatorëve. E pas këtij shkaku vjen edhe tjetri,  rehatia ku kanë rënë prej vitesh kompanitë e sigurimit.

E pse duhet të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, sikurse është sistemi Bonus-Malus, ndërkohë që Kosova psh e zbaton atë?!

E pse duhet ti hyjnë andrallave disa prej kompanive të sigurimit, të cilat raportin mes sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare e kanë dukshëm në favor të të parit, ndërkohë që duket se janë në rregull me llogaritë aktuale?

E pse duhet të riskojnë disa kompani sigurimi, kur pjesa më e madhe e buxhetit të tregut të sigurimeve krijohet nga sigurimet e detyrueshme?! Nga 8.1 miliardë lekë që ishte tregu deri në fund të muajit qershor, 5.6 miliardë lekë janë krijuar nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike.

E mira më e madhe  e ndoshta edhe pretendimi i tyre do të ishte sikur sistemin Bonus-Malus ta zbatonin në formën Bonus jo, Malus po.

Next Post
VIDEO+FOTO/ Turqia “nën pushtetin” e flakëve, 4 viktima dhe dhjetëra banesa të djegura. Zjarri pranë resorteve turistike

VIDEO+FOTO/ Turqia “nën pushtetin” e flakëve, 4 viktima dhe dhjetëra banesa të djegura. Zjarri pranë resorteve turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In