Mjeku Ilir Alimehmeti mohon teoritë konspirative se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve.
Alimehmeti thotë se kjo çështje është më shumë sensitive se sa me riskun. Sipas tij nuk ka ende fakte pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë teksa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.
Ai shton se nënave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme ndonjëherë për siguri.
PYETJA: Çfarë niveli IGG duhet të kemi për t’u siguruar që mos marrim vaksinën?
ALIMEHMETI: Nuk ka siguri. OBSH ka vënë prag 50. Po ta shihni ky është kriteri që mjafton. Sërish them kjo 50 jo detyrimisht e dimë çfarë është. Është vendosur me konsensus. Në mjekësi gjithmonë diku e vendosin vizën.
Mund të jetë momenti kur antitrupat kanë rënë qetësi dhe më pas ngrihen lart. Ka njerëz që i bëjnë muaj për muaj analizat dhe rezulton se ka dhe ngritje.
PYETJA: A ndikon vaksina në sterilitetin e meshkujve?
ALIMEHMETI: Jo.
PYETJA:A Shtatzënat, a duhet të vaksinohen?
ALIMEHMETI: Më shumë sensisitive sesa me riskun. Nuk i dëmton fertilitetit. Nuk është çështja. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina t ani e të shtyhet me muaj shtatzënia. BW