• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sigurimet e avokatëve, Gjykata Kushtetuese shfuqizon ligjin e ri

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ka shfuqizuar ligjin e ri për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky ligj caktonte një pagesë fikse të sigurimeve të caktuar nga qeveria por u kundërshtua nga avokatët.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 14.07.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkuese: Dhoma Kombëtare e avokatisë

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 143/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” vetëm në pjesën me të cilën është ndryshuar pika 1 e nenit 9 me këtë përmbajtje “Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor, nga paga minimale deri në pagën maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave. Kriteret e përcaktimit të pagës, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mbajnë parasysh llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, zonën ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, nivelin e të ardhurave në sektorin publik për profesione të njëjta ose të ngjashme, eksperiencën në profesion dhe statusin e profesionistit. Këshilli i Ministrave nxjerr vendim për zbatimin e këtij paragrafi.”

  1. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
  2. Pezullimi i zbatimit të nenit 4 të ligjit nr.143/2015 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Pranimin e kërkesës.

– Shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.143/2015 që ka ndryshuar nenin 9 të ligjit nr.9136, datë 11.09.2013 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.

BW/d.i.

 

Next Post

Cilat janë sekretet që e bëjnë një lidhje të funksionojë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri?

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Kosova ose shteti që mbahet peng

August 20, 2026
Pasiguri për rihapjen e Hormuzit, rritet sërish çmimi i naftës -

Korridori sekret i SHBA në Hormuz, Amerika dërgon një tjetër anije lufte: ‘Ditë gjykimi’ në Iran!

August 20, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Revolucioni që s’ngjiti, paratë e shkuara dëm dhe fatura për shqiptarët!

August 20, 2026
Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare! Ja kush e merr drejtimin e emisionit

August 20, 2026
Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

August 20, 2026
Ndreca reagon ndaj Vokshit: S’mund të kthehet komisioni në tallava politike ku shfryhen epshet e byrosë së vjetër politike

Problemi nuk është më integriteti i Ols Dados, por i shtetit…

August 20, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Çiklisti përplasi kryebashkiakun, ndalohen biçikletat në zonat qendrore të këtij qyteti

August 20, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Aksidentet e turistëve të huaj që na e bëjnë më të shtrenjtë mjekësinë falas

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com