• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

by E S
19/02/2026 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veç pronave, në skemën e sigurimit të detyrueshëm nga përmbytjet pritet të përfshihen edhe fermat dhe tokat bujqësore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ndihmohet nga qeveria turke për hartimin e skemës së re.

“Kjo skemë është një hap i rëndësishëm për të rritur sigurinë ekonomike të fermerëve dhe për të ulur pasojat që sjellin fatkeqësitë natyrore. Nëse ndërtohet me standarde të qarta dhe me mbështetje të duhur, mund të jetë një mekanizëm real mbrojtës për bujqësinë”, u shpreh Agim Rrapaj, Kryetar i KASH.

“Problemi është se këto skema zakonisht prezantohen si zgjidhje, por në praktikë përfundojnë si një detyrim i ri financiar për fermerët. Nëse nuk ka subvencionim real dhe transparencë për mënyrën si do të funksionojë kompensimi, rrezikon të jetë thjesht një pagesë tjetër pa garanci konkrete”, tha ekspertja e bujqësisë Esmeralda Ballesha.

Sigurimi i detyrueshëm ndaj përmbytjeve në bujqësi do të vlejë si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për shtetasit e huaj. Kontrata e sigurimit do të përmbajë emrin dhe të dhënat mbi pronën apo tokën e të siguruarit, datën e fillimit dhe mbarimit të policës së sigurimi, shumën dhe primin e sigurimit.

“Është e rëndësishme që skema të ketë rregulla të qarta për çdo kategori prone dhe aktiviteti bujqësor. Nëse përfshihen edhe të huajt dhe subjektet private, atëherë duhet një administrim korrekt dhe një sistem i besueshëm për verifikimin e dëmeve”, vijoi Rrapaj.

“Fakti që sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë, nuk do të thotë automatikisht se do të jetë i drejtë. Nëse kontratat janë të komplikuara dhe procedurat burokratike, fermerët e vegjël do të përjashtohen praktikisht nga përfitimi, edhe pse do të paguajnë”, tha Ballesha.

Në rast të përmbytjeve do të kompensohen dëmet materiale deri në një masë, por jo dëmtimet fizike apo humbjet e jetëve. Gjithashtu sendet brenda banesës nuk do mund të sigurohen dhe as humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar nuk do të kompensohen.

“Skema duhet të jetë realiste dhe e orientuar te kompensimi i dëmeve kryesore materiale që prek fermerin. Qëllimi është që të krijohet një mekanizëm sigurie, jo të premtohen mbulime që nuk mund të realizohen”, theksoi Rrapaj.

“Përjashtimi i shumë elementëve nga kompensimi e bën skemën problematike. Nëse nuk mbulohen humbjet reale të fermerit, si ndërprerja e prodhimit apo dëmtimi i mjeteve të punës, atëherë sigurimi humbet kuptimin dhe mbetet thjesht formal”, u shpreh Ballesha.

Fondi për Sigurimin nga Përmbytjet në Bujqësi pritet të financohet nga primet e qytetarëve dhe bizneseve, komisionet nga risigurimi, të ardhurat nga investimet, mbështetja e buxhetit të shtetit, grante dhe donacione, si dhe të ardhura të tjera ligjore, duke siguruar mbulimin e rreziqeve natyrore dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Next Post
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In