• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Siguria ushqimore po përkeqësohet”/ Xhaçka në Këshillin e Sigurisë: Nuk duhet të shohim njerëz që vdesin nga uria në shekullin e 21-të

by Java News
19/05/2022 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka në fjalën e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB thotë se agresioni i Rusisë në Ukrainë po përkeqëson edhe më tej sigurinë ushqimore. Sipas saj, Konfliktet e sotme, kriza afatgjate dhe përsëritja e pasigurisë kronike ushqimore janë më komplekse dhe po zgjasin shumë.

Më tej, ministrja u shpreh se nuk duhet që në shekullin e 21 të shohim njerëz që vdesin nga kriza ushqimore.

“Viti 2022 parashikohet të sjellë pasiguri ushqimore. Ne nuk duhet të lejojmë të shohim njerëz, që vdesin nga uria në shekullin e 21-të.  Përmes Rezolutës 2417, Këshilli i Sigurimit ka pranuar se uria dhe konflikti ushqejnë njëra-tjetrën në një rreth vicioz dhe ka deklaruar se kërcënimi i urisë së civilëve si një metodë lufte, mund të përbëjë një krim lufte”, tha nder te tjera Xhaçka.

Deklarata e plote

Më lejoni ta nis duke ju falënderuar Sekretar Blinken, për praninë tuaj sot në Këshillin e Sigurimit dhe për udhëheqjen e punës tonë, për këtë çështje thelbësore.

Dje patëm një diskutim të rëndësishëm rreth lançimit të “Thirrjes për Veprim Global për Sigurisë Ushqimore”, së cilës Shqipëria i bashkohet pa hezitim. Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal dhe udhëheqjen e SHBA-së në fokusimin e vëmendjes së Këshillit të Sigurimit në faktorët, që nxisin sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Zoti President,

Konfliktet e sotme, kriza afatgjate dhe përsëritja e pasigurisë kronike ushqimore janë më komplekse dhe po zgjasin shumë. Është e pamohueshme që konflikti është tani shtytësi kryesor i urisë dhe pasigurisë ushqimore. Siç dëgjuam gjatë diskutimit të djeshëm, por edhe këtë mëngjes, numri i njerëzve që përjetojnë uri në mbarë botën dhe vuajnë nga pasiguria ushqimore është rritur që nga viti 2014. Në vendet e prekura nga konflikti, civilët janë sulmuar dhe vazhdojnë të sulmohen, vriten dhe zhvendosen me forcë. Shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe aspekte të tjera të domosdoshme për mbijetesën e popullatës civile, reduktojnë në mënyrë drastike aftësinë për të prodhuar ushqim ose për të fituar të ardhura.

Konfliktet kontribuojnë në thellimin e pabarazive ekzistuese dhe prej dy vitesh tashmë, Covid-19 dhe ndryshimet klimatike, e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën. Afro 193 milionë njerëz janë jashtëzakonisht të pasigurt për ushqim dhe ka nevojë për ndihmë urgjente në 53 vende. Në Jemen, Siri, Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin e Jugut, Haiti dhe gjetkë, miliona njerëz kanë nevojë për ushqim; miliona nuk e dinë se kur do të vijë vakti i tyre i ardhshëm.

Zoti President,

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës po përkeqëson më tej sigurinë globale ushqimore e cila po prek gjithë botën. Bllokada, shkatërrimi i porteve dhe infrastrukturës të saj në Detin të Zi, po prish furnizimin jetik me mallra ushqimore dhe produkte kryesore bujqësore, që janë thelbësore për sigurinë globale ushqimore. Në Ukrainë ka ushqim, por nuk lejohet të dalë jashtë vendit. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet. Ndërprerja e madhe e prodhimit, tregtisë dhe rritja e çmimeve globale të karburantit, ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në rajonet e prekura, duke rrezikuar sigurinë ushqimore, përkeqësuar krizat ekzistuese humanitare dhe duke shtyrë më shumë njerëz në varfëri. Lufta në Ukrainë mund të çojë deri në 40 milionë njerëz të tjerë në varfëri dhe uri dhe po kërcënon sigurinë e ardhshme globale të ushqimit. Ky është realiteti i trishtë; kjo është e vërteta.

Të nderuar pjesëmarrës,

Viti 2022 parashikohet të sjellë pasiguri ushqimore. Ne nuk duhet të lejojmë të shohim njerëz, që vdesin nga uria në shekullin e 21-të.  Përmes Rezolutës 2417, Këshilli i Sigurimit ka pranuar se uria dhe konflikti ushqejnë njëra-tjetrën në një rreth vicioz dhe ka deklaruar se kërcënimi i urisë së civilëve si një metodë lufte, mund të përbëjë një krim lufte.

Rezoluta është një thirrje për veprim, bazuar në parimet humanitare. Rezoluta kërkon zbatimin efektiv të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe llogaridhënies për ata që e shkelin atë. Gjithashtu, thekson rëndësinë e aksesit humanitar, si një nevojë thelbësore. Ne i kemi mjetet, ne duhet t’i përdorim ato. Ne bëjmë thirrje, për një rol më aktiv të Këshillit, në shqyrtimin dhe trajtimin e “urisë” së shkaktuar nga ky konflikt. Paralajmërimi dhe veprimi i hershëm, çojnë në parandalim. Parandalimi i “urisë” së shkaktuar nga konflikti, imponon respektimin e ligjit ndërkombëtar, humanitar nga të gjitha palët në konflikt. Veprimet humanitare dhe respektimi i të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare mund të zbusin vetëm efektet e një konflikti në sistemet ushqimore, por nevojiten urgjentisht zgjidhje politike për t’i dhënë fund konflikteve.

Zoti President

Trajtimi i pasigurisë ushqimore në mbarë botën kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar shumëpalësh, në disa aspekte kyçe:

Së pari:  Ne duhet të adresojmë shkaqet e krizave ushqimore, humanitare, të zhvillimit, problemet strukturore të kahershme që i bëjnë sistemet ushqimore të cënueshme dhe të rrisim qëndrueshmërinë.

Së dyti: duhet të ketë një reagim të koordinuar multi-sektorial të zhvillimit, iniciativave humanitare dhe paqes në mënyrë, që të zvogëlohet rreziku i konfliktit të ardhshëm.

Së treti: Veprimet përmes sistemit të OKB-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, duhet të çojnë drejt investimeve në sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe barazi gjinore. Financimet për sigurinë ushqimore janë një komponent i rëndësishëm.

Së katërti: Nevojitet raportim më i mirë dhe në kohë. Këshilli i Sigurimit ka aftësinë unike për të kërkuar dhe siguruar raportim periodik, të dhëna dhe veprim në kohë, për situatat e pasigurisë ushqimore. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet caktimin e një të dërguari të posaçëm të OKB-së ose krijimin e një pike kontakti, për zbatimin e rezolutës 2417.

Zoti President,

Askush nuk duhet të jetë i uritur. Nëse duam t’i japim fund urisë, të garantojmë sigurinë ushqimore, duhet të veprojmë për të parandaluar dhe ndaluar konfliktet, duke zgjedhur paqen dhe zhvillimin./m.j

 

Next Post
VIDEO/ “Jam një udhëtar në kohë”! Ky njeri misterioz thotë se alienët do të zbresin në Tokë në korrik, ja parashikimet e tjera

VIDEO/ "Jam një udhëtar në kohë"! Ky njeri misterioz thotë se alienët do të zbresin në Tokë në korrik, ja parashikimet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In