• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore/ Nis aksioni për përpunimin dhe tregtimin e qumështit

by Java News
10/01/2018 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njoftoi nisjen e një aksioni në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Në këtë kuadër Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zhvilluar në Qarkun e Fierit, takime me fermerë dhe me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, për të prezantuar reformën që pritet të fillojë me kontrollet për zbatimin e standardeve por edhe me një paketë masash mbështetëse për të korrigjuar hallkat më të dobëta të zinxhirit të sigurisë ushqimore. 

Gjatë takimit me fermerët e qarkut Fier, Ministri Peleshi ka theksuar rëndësinë kombëtare që do të ketë kjo reformë në sektorin e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit, si kusht i domosdoshëm në arritjen dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

“Do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.”-  Është shprehur ndër të tjera Ministri.

“Duhet ta themi se, në qoftë se, ne dështojmë në punën tonë institucionale, pastaj dhe siguria ushqimore nuk do të jetë e garantuar. Kemi filluar një reformë të sigurisë ushqimore.”

“Dhimbja e këtyre lloj reformave bëhet shumë e vogël, në qoftë se, secili vepron, investon, mundohet që të arrijë standardin, që ligji i kërkon, në kohë, pa marrë, po themi ndërshkimin, apo sanksionet ligjore.”

“Fermerët që janë këtu, përpunuesit e qumështit, mishit, prodhuesit e nënprodukteve të tyre, duhet të jenë aleatët tanë më të mirë.”

Gjatë takimit me përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, Ministri Peleshi ka qenë konkret në lidhje me masat lehtësuese dhe mbështetjen financiare që do t’i ofrohet këtij sektori.

Minsitri ka bërë publike skemën mbështetëse për përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale, duke dhënë shifra dhe vlera konkrete të subvencionimit dhe financimit në lekë të blegtorëve shqiptarë.

Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi do të jepet shuma në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë do të jepet shuma në vlerën 2 000 (dymijë) lekë/krerë.

 “Duke siguruar matrikullimin dhe regjistrimin… pastaj kemi bërë hapin e parë për ta ndjekur në gjithë zinxhirin e vet, se çfarë bëhet qoftë me kafshën, qoftë me mishin, qoftë me qumështin. Pra i regjistrojmë, i kemi të evidentuar dhe pastaj krijojmë bazën për gjurmëshmërinë dhe për sigurinë ushqimore. “

 “Për enët e çertifikuara për transportin e qumështit, nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, ne japim deri në 70 % të vlerës, maksimumi 25 mijë lekë të vjetra për njësi.” – ka thënë ministri.

 “Mbështetje për dorëzimin e qumështit. Lënda e parë që plotëson standardet në fuqi në vlerën 10 lekë për litër, 100 lekë të vjetra për litër, në pikat e përpunimit, në fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport-analizës laboratorike përkatëse. Pra në qoftë se qumështi del cilësia e parë, do të thotë me atë ndotjes mikrobike më pak se 100 mijë do të marrë 100 lekë për litër. Kushti është të jetë cilësia e parë, kushti i parë, dhe kushti i dytë është të ketë mbi 15 krerë lopë.”Ka thënë z. Peleshi në vazhdim të fjalës të tij.

 Një rëndësi të veçantë do t’u jepet pikave të grumbullimit të qumështit, duke bërë të mundur ngritjen e pikave të reja ose konvertimin e baxhove aktuale të cilat e kanë të pamundur të arrijnë standartet, në pika grumbullimi.

 Për pajisjen me makineri dhe për modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, mbështetja do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore.

 “U japim deri në 30 milionë lekë, natyrisht që një pjesë duhet ta investojnë dhe nga xhepi, për të ndërtuar një pikë grumbullimi, që në zonën, ku deri dje përpunonin qumështin, tani ta mbledhin qumështin dhe t’jua sheshin fabrikave më të mëdha.” Ministri është shprehur qartë që tashmë nuk do lejohet asnjë subjekt të transportojë qumështin në kushte primiteve dhe jo higjenike. “Duhet ta transportojnë vetëm me çisterna inoksi.” -ka përfunduar ministri.(monitor)

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In